Era e fortë në Lezhë ka prodhuar një ndër pamjet më të pazakonta; një pemë e shkulur me rrënjë ka rënë mbi vare.
Siç dihet, nga Lezha e deri në Milot, zona njihet ndryshe si “drejtoria e erërave”.
Pos kësaj, shkodranët kanë nxjerrë dhe shprehjen që “shkodran t’terrun e lezhian t’krehun, nuk ka”. Me të parën përcillet ideja e shirave të shumtë në Shkodër, ndërsa me të dytën ajo e erërave të forta në Lezhë. /tesheshi.com/