Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

FORUM/Flasin analistët: Martesa e “zorit” mes PDK-së e LDK-së drejt prishjes, çdo të ndodhë më pas?!

by te Sheshi
15/08/2015
in Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
FORUM/Flasin analistët: Martesa e “zorit” mes PDK-së e LDK-së drejt prishjes, çdo të ndodhë më pas?!

 Nga Donat Maloku

Largimet apo shkarkimet nga detyra të disa zyrtarëve institucionalë, konkretisht disa njerëzve të PDK-së nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe zëvendësimi i tyre me njerëz të LDK-së ka qenë sinjali i parë zyrtar që martesa e “zorit” PDK-LDK po shkon drejt prishjes.

Këtë javë partnerët e koalicionit edhe zyrtarisht kanë treguar se marrëveshjen e kanë ndërtuar për interesat e tyre e jo për të mirën e shtetit siç kanë proklamuar në vazhdimësi.
Ka qenë PDK që përmes shefit të Grupit Parlamentar Adem Grabovci i ka bërë të qartë partisë së Isa Mustafës se me disa shkarkime që kanë bërë ministrat e LDK-së, kanë bërë shkelje të rëndë të ligjit, duke thënë se presin të korrigjohen këto gabime.

Por si e shohin analistët përplasjen më të re mes partnerëve të koalicionit? Ata thonë se koalicioni PDK-LDK i ndërtuar pas luftës, por edhe ai aktual është i panatyrshëm, duke thënë se partia e Hashim Thaçit ka ndërtuar marrëveshje me LDK-në vetëm e vetëm që të mos shkojë në opozitë. Sipas tyre, rreziku që ky koalicion të prishet është permanent pasi këto dy parti nuk i lidh asgjë për të bashkëqeverisur.

Faik-Krasniqi

Analisti, Faik Krasniqi, ka deklaruar për portalin “Te Sheshi”, se ky koalicion mes dy partive më të urryera prej pas luftës në Kosovë, prej fillimit ka qenë koalicion i panatyrshëm dhe i zorit, prandaj këto përplasje mes këtyre dy partive, kanë qenë të pritura! Ai thotë, LDK-ja gabimin më të madh e ka bërë që është futur në koalicion me PDK-në, parti e cila, sipas tij, është fajtorja kryesore për degradimin dhe shkatërrimin e shtetit, dhe për gjendjen e mjerueshme!
“PDK-ja nuk ka bërë koalicion me LDK-në, që kjo parti t’ia rrezikojë interesat e saj dhe t’i fusë hundët në bizneset e tyre oligarkike! Ajo koalicion me LDK-në, siç kam thënë edhe më parë, e ka bërë përkohësisht dhe për t’i shpëtuar shkuarjes në opozitë! Prandaj rreziku që ky koalicion të prishet është permanent, jo vetëm që LDK-ja po dëshiron ta ndajë kulaçin e bizneseve dhe pushtetit me PDK-në, por këto dy parti nuk i lidh asgjë për të bashkëqeverisur! Ky koalicion edhe nëse nuk prishet gjatë këtij viti, do të prishet kur të vijë tek zgjedhja e Hashim Thaçit president, pasi që nuk i ka votat për një gjë të tillë, sepse gati gjysma e deputetëve të LDK-së, kanë paralajmëruar që do të votojnë kundër zgjedhjes së tij president të Kosovës, dhe kjo do të sjellë edhe prishjen e këtij koalicioni të panatyrshëm dhe shkatërrues për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj!”, ka deklaruar Krasniqi.

kushtrim gashi

Njohësi i rrethanave politike në vend, Kushtrim Gashi, ka deklaruar për portalin “Te Sheshi”, se shkarkimet masive të  cilat kanë ndodhur në administratën tatimore të Kosovës, kohëve të fundit kanë ndikuar që në mes partnerëve të koalicionit qeverisës PDK-së dhe LDK-së të ketë pakënaqësi dhe përplasje goxha të mëdha, por sipas tij kjo nuk do të thotë që do të ketë prishje të koalicionit. Gashi koalicionin aktual e quan stabil dhe duke thënë se ai do të vazhdojë të jetë i tillë deri në vitin 2016.
“Koalicioni i tanishëm qeverisës e ka të garantuar mandatin dyvjeçar, por jo edhe atë katërvjeçar dhe atë për shkak të postit të presidentit.  Në rast se nuk arrihet që të zbatohet marrëveshja politike dhe Hashim Thaçi të bëhet president, atëherë ky koalicion do të marrë fund në vitin 2016 dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, gjë që është skenari më i mundshëm të ndodhë. Duke marrë parasysh që një pjesë e deputetëve të LDK-së kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Hashim Thaçin për president, atëherë nëse vërtet ata nuk e votojnë, zgjedhjet e parakohshme do të jenë të pashmangshme. Se si do të rrjedhin ngjarjet politike mbetet të shihet, por tanimë një gjë është e sigurtë, viti 2016 do të jetë vit i zgjedhjes se Hashim Thaçit president ose vit i zgjedhjeve të parakohshme”, ka deklaruar Gashi.

islam krasniqi

Analisti tjetër, Islam Krasniqi, thotë se PDK – LDK edhe pse bashkëqeverisin në mes tyre zhvillohet një luftë e brendshme për pozita të ndryshme punësimi siç ndodhi rasti me shkarkimet masive në ATK.
“Largimet nga puna janë të gjitha politike, sepse qeveria merr një vendim jo të arsyeshëm, gjë që në një shtet demokratik nuk bën të ndodhte kurrë. Ky rast nuk do të sjellë deri të prishja e koalicionit në mesë të dy partive me të mëdha në vend sepse të dyja subjektet kanë qëllime më madhore se kjo, ku njëra pretendon të marrë precedencën dhe tjetra mundohet që t’ia dobësojë fuqinë brenda partisë duke ia larguar nga puna anëtarët e saj, që do të thotë së njëra vepron dhe tjetra vetëm hesht ose lëshon zëra jo zyrtarë së do të dalë nga koalicioni nëse vazhdon kështu . Koalicioni qeverisës e ka të siguruar mandatin deri në vitin 2016, mandatin dy vjeçar, ku edhe aty do të jetë fundi i tij, sepse z. Thaçi nuk do të merr përkrahjen e deputetëve të LDK-së ashtu siç u premtua në marrëveshjen që u nënshkrua në mes të këtyre dy subjekteve me rastin lidhjes se e koalicionit dhe kjo gjë do ta bëjë të pa mundur jetëgjatësinë e këtij koalicioni!..”, ka deklaruar Krasniqi për portalin “Te Sheshi”.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka deklaruar për mediat se koalicioni LDK-PDK është i panatyrshëm dhe ai është ndërtuar vetëm për ta pasur dy të tretat e votave. Kreu i AAK i nxitur dhe nga përplasjet brenda koalicionit hteksoi se duhet menjëherë një zgjidhje e re politike.

Ndryshe, përplasja e fundit mes partnerëve të koalcionit dhe kërcënimi i PDK-së në drejtim të LDK-së mund të cilësohet padyshim si skandali “Zanzi Bar” – i ndodhur më 2009 kur PDK përmes nënkryetarit të saj Hajredin Kuçit ia kishte ‘kumtuar’ lajmin në mëngjes LDK-së përmes një mesazhi telefonik për prishjen e koalicionit me LDK-në që atëkohë udhëhiqej nga Fatmir Sejdiu.

/tesheshi.com/

Related Posts

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar
Ekonomi

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar

18/05/2025
Next Post
Ndërron jetë akademiku i shquar kosovar, Esat Stavileci. Ja çfarë la pas

Ndërron jetë akademiku i shquar kosovar, Esat Stavileci. Ja çfarë la pas

Mos e humbisni gallatën kushtuar poshtërimit të Barcelonës nga Athletic Bilbao

Mos e humbisni gallatën kushtuar poshtërimit të Barcelonës nga Athletic Bilbao

Nga Ylli PATA: Prangat që kërcitën në Mal të Zi tronditën dhe Tiranën

Nga Ylli PATA: Prangat që kërcitën në Mal të Zi tronditën dhe Tiranën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni