Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Detaji i anashkaluar i një videoje: nga kush informohet Radojiçiç për dronin mbi kokë

    Detaji i anashkaluar i një videoje: nga kush informohet Radojiçiç për dronin mbi kokë

    Mirësevini në muzeun “Trepça”!

    Mirësevini në muzeun “Trepça”!

    Zëri shqiptar mes serbëve: Përgjegjësia e Perëndimit në ngjarjet e fundit

    Zëri shqiptar mes serbëve: Përgjegjësia e Perëndimit në ngjarjet e fundit

    Dalin pamjet: Radojiçiçi famëkeq, në krye të terrorit serb në veri

    Dalin pamjet: Radojiçiçi famëkeq, në krye të terrorit serb në veri

    Flakët shkrumbojnë një xhami në Suedi

    Flakët shkrumbojnë një xhami në Suedi

    Bilanci i zi i zjarrfikësve të 11 shtatorit

    Bilanci i zi i zjarrfikësve të 11 shtatorit

    Kurti: Asgjë s’mund të jetë si dje!

    Kurti: Asgjë s’mund të jetë si dje!

    Beteja tjetër e Prishtinës: të bindë aleatët për terrorin serb

    Beteja tjetër e Prishtinës: të bindë aleatët për terrorin serb

    Kina, burg përjetë për akademiken ujgure

    Kina, burg përjetë për akademiken ujgure

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Ylli PATA: Prangat që kërcitën në Mal të Zi tronditën dhe Tiranën

Nga te Sheshi
16/08/2015
në Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Ylli PATA: Prangat që kërcitën në Mal të Zi tronditën dhe Tiranën

Kryebashkiaku i Budvës dhe 12 zyrtarë të lartë të Malit të Zi u arrestuan për abuzim e korrupsion, në një operacion që u bë lajmi kryesor në mediat europiane.

Kur vështron rivierën e Adriatikut në Mal të Zi, bën çudi si mund të akuzohen krerët bashkiakë për abuzim, teksa në qytetin e madh ndërtimet janë përgjithësisht në rregull, nuk ka betonizim pranë bregut të detit, e aty ku është ndërtuar, shikon resorte të stërmëdha, të zotëruara nga kompani gjigande, që arrijnë të thithin turistë nga e gjithë bota, duke e kthyer turizmin në industrinë më fitimprurëse të vendit të vogël, me vetëm 630 mijë banorë.

Mali i Zi i ka hapur me kohë negociatat me BE-në, dhe tani pret që, pas 5 vitesh, kur të zhbllokohet zgjerimi, të jenë të parët në radhë për t’u bërë anëtari i 29-të i Bashkimit Europian.

Tashmë barcaleta e famshme, e më shumë se një dekade, mbi korrupsionin e një zyrtari gjerman, të një italiani e një shqiptari, është bërë “bozë”, e ka humbur kuptimin, pasi nuk ngjit më. Pasurimi i shpejtë i zyrtarëve me paratë publike është bërë jo vetëm rregull e sistem, por sa vjen e merr përmasa gjithnjë e më të mëdha.

Për hir të kronikës, gjithsesi po e përsërisim barcaletën: “Një qytetar gjerman i thotë një bashkëbiseduesi: ‘E sheh atë urën atje, mbi lumë? Parmakët duhet të ishin prej çeliku, por janë prej alumini; kreu i bashkisë i mori paratë e diferencës.’ Një italian tregon një urë në një qytet, në vendin e tij. ‘E shihni, duhet të ishte 10 metra e gjerë. Eshtë ndërtuar vetëm 9 metra, pasi kreu i bashkisë i ka futur në xhep paratë e diferencës, së bashku me firmën e ndërtimit.’ Ndërsa një shqiptar e drejton gishtin atje tej, dhe thotë: ‘E shikoni atë lumin? Atje duhet të ishte ndërtuar një urë. U bë tenderi, lekët u ndanë, por ura nuk u ndërtua kurrë!’”

Tek ne ka vite e vite që në qytete mungojnë urat, por shtohen monstrat e betonit, që u kanë zënë frymën njerëzve. Komunizmi ndërtoi ca bunkerë për artileri dhe këmbësorë, duke marrë me të drejtë mallkimin e qytetarëve për paratë e çuara dëm. Por këto 25 vite është bunkerizuar gjithçka: pallatet e banimit, bar-kafetë, restorantet, të ashtuquajturat vila e hotele. E turistët, veç shëmtisë, përballen dhe me temperaturën e shtuar ndjeshëm, bashkë me mungesën e frikshme të oksigjenit.

Lazar Ragjenoviç, kryebashkiaku i Budvës, njihej deri sot si menaxheri që solli në qytet “bigët” e industrisë turistike botërore, nga Malajzia në Meksikë. Por u arrestua për marrje ryshfeti, që sipas hetimeve nuk është më shumë se një apartament një një nga hotelet e mëdha; i akuzuari i kundërshtoi akuzat, duke mohuar gjithçka. Ama prokurori i përgjithshëm i Malit të Zi bëri një gjë të thjeshtë fare. Pas një kontrolli dhe verifikimi nga hetuesit në terren, vuri re se jeta mondane e këtyre zyrtarëve nuk përputhej me rrogën që ata merrnin në shtet. Ky nivel jetese binte ndesh dhe rëndonte mbi jetën e qytetarit të thjeshtë, i cili rropatet për të siguruar mirëqenie për familjen e vet, e njëkohësisht i paguan në mënyrë korrekte taksat për shtetin.

Ndaj gjesti i prokurorisë malazeze është i fortë, pasi ka tronditur nga themelet grupimin politik që ka dy dekada në pushtet, duke krijuar një rrjet të gjerë klientelist gati të betonizuar dhe që ia ka marrë frymën opinionit publik. Në pranga ranë vajza e ish-presidentit, vëllai i tij, dhe flitet se është çështje orësh arrestimi i ish-presidentit të fundit të Unionit Serbi-Mali i Zi, Svetozar Maroviçit.

Në Shqipëri, zyrtari që quhet më i ndershëm nga publiku nget me shofer një Volkswagen Tuareg, kurse armata e atyre që kanë hyrë në administratën publike me pantallona doku dhe sot kanë vila e apartamente mbretërore ka krijuar një GDP më vete!

Le të hedhim sytë në Tiranë. Janë fare të paktë ata ish-ministra të cilët jetojnë në apartamentet e poseduara që në kohën e Partisë së Punës dhe që nuk dinë të ngasin makinën. Shumë, shumë pak! Kurse banesat e qeveritarëve të tjerë janë mbi 200 metra katrorë, e me një luks të paparë. Të tërë e dimë se ku jetojnë qeveritarët e ndërruar më rrallë se katër vite, që nga të varfër na u gdhinë milionerë.

Kryeprokurori i Republikës e ka shumë të thjeshtë, po shumë ama, të bëjë një bilanc të kësaj pasurie marramendëse, pa pasur fare nevojë të futet në yçklat pa vlerë të ILDKP-së. Thjesht të rreshtojë në murin e zyrës së tij fotografitë e shtëpive të presidentëve, kryeministrave, ministrave, e të drejtorëve të mëdhenj të ndërmarrjeve “monstra” publike. Pastaj të deputetëve, kryebashkiakëve, e me radhë. Bëhet një “batalion i madh”, denoncimi i mospërputhshmërisë së pasurisë së të cilit me rrogën e marrë ndër vite ka për të ngjallur te njerëzit shpresën se diçka mund të lëvizë dhe këtu.

Nuk e bën dot këtë me peshqit e mëdhenj? Po mirë, ta fillojë me ata të nivelit të mesëm, me drejtorët e kthyer në bejlerë, që i kanë shndërruar entet që drejtojnë në vatra të frikshme korrupsioni dhe perversiteti. Nuk ka prova për t’i akuzuar për vjedhje? E bëjmë si Al Capone! Mund t’i fusë brenda për abuzim me detyrën, sepse i kanë kthyer zyrtarët në skllevër. Imagjinoni, një punonjëse në një institucion mjaft të rëndësishëm e mban vendin e punës duke i çuar drejtorit çdo javë suxhuk Prizreni, i parapëlqyer shumë prej tij.

Nja 10-15 drejtorë të tillë të arrestoheshin, e do të dridheshin të gjithë zyrtarët arrogantë e makutë. Do të entuziazmoheshin menjëherë zyrtarët e lartë të SHBA-ve dhe të vendeve të BE-së, sa ka gjasa që negociatat për anëtarësim të hapeshin pa filluar ende viti shkollor. Madje, tani që i kanë punët keq me Greqinë, mund të firmosnin edhe ndonjë çek njëmiliardësh, që do të mbushte gropën e madhe të buxhetit tonë!

Pas kësaj, dhe shqiptarët, si tepër të dhënë pas barcaletave, do të kishin mundësi të nxirrnin një të re, për ta zëvendësuar të parën: “E shihni atë grumbull me zhavorr? Mbi të duhet të kalonte një lumë, kurse tani do të ndërtojnë një burg të madh…!” /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Pse Vuçiç gënjen trashë dhe paturpshëm?
Kryesore

Pse Vuçiç gënjen trashë dhe paturpshëm?

25/09/2023
Nga Ilir Metaj*: Jeto!
Opinione

Nga Ilir Metaj*: Jeto!

23/09/2023
Nga Dr. Arben Ramkaj: Censusi, besimi dhe kombi
Opinione

Nga Dr. Arben Ramkaj: Censusi, besimi dhe kombi

22/09/2023
Lajme të tjera
Kandidatët presidencialë Jeb Bush e Hillary Clinton përplasen për “fajin” amerikan në Irak

Kandidatët presidencialë Jeb Bush e Hillary Clinton përplasen për “fajin” amerikan në Irak

Gjermania do t’i tërheqë nga Turqia bateritë e mbrojtjes raketore

Gjermania do t’i tërheqë nga Turqia bateritë e mbrojtjes raketore

Histori e trishtë me të cilën ndeshen të gjithë ata që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara:  e ndjekin nga lokali sepse…

Histori e trishtë me të cilën ndeshen të gjithë ata që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara: e ndjekin nga lokali sepse...

TË FUNDIT

Detaji i anashkaluar i një videoje: nga kush informohet Radojiçiç për dronin mbi kokë

Detaji i anashkaluar i një videoje: nga kush informohet Radojiçiç për dronin mbi kokë

1 orë Më parë
Erdhi dita: një Europian futbolli në Shqipëri

Erdhi dita: një Europian futbolli në Shqipëri

2 orë Më parë
Misteri që vazhdon të trondisë shkencëtarët

Misteri që vazhdon të trondisë shkencëtarët

2 orë Më parë
Mirësevini në muzeun “Trepça”!

Mirësevini në muzeun “Trepça”!

6 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Pas sulmit terrorist në Kosovë: pse Perëndimi është i butë ndaj Serbisë?

Pas sulmit terrorist në Kosovë: pse Perëndimi është i butë ndaj Serbisë?

26/09/2023
Rama për Serbinë: Koha ta ndajë mendjen…

Rama për Serbinë: Koha ta ndajë mendjen…

26/09/2023
Kinema: pukjani që triumfoi në Venecia

Kinema: pukjani që triumfoi në Venecia

26/09/2023
Vuajtjet e një austronauti pas një viti në hapësirë

Vuajtjet e një austronauti pas një viti në hapësirë

26/09/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Pse Vuçiç gënjen trashë dhe paturpshëm?

Nga Ilir Metaj*: Jeto!

Nga Dr. Arben Ramkaj: Censusi, besimi dhe kombi

Nga Gerti Gjyzeli: Shqipëria turistike jo e qeverisë

Nga Bujar M. Hoxha: Ringjallja braziliane e kuqezinjve

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist