Policia Rrugore ka publikuar një tjetër rekord në heqje patentash në segmentin Sukth-TEG në autostradën Tiranë – Durrës, duke apeluar dhe njëherë drejtuesit që të mos luajnë me jetën, të tyren dhe të të tjerëve, ku më e pakta i pret policia e më e shumta, humbja e jetës.
“Policia Rrugore, kontroll me radar për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës. Mos shpejto të arrish aksidentin. 200 km/h.
10 patenta të pezulluara prej orës 21.00 e deri në orën 00.30 për shpejtësi që varion nga 157 km/h deri në 200 km/h në aksin rrugor Sauk-Teg.
Shpejtësi që të vret jetën.
Mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin se në rastin me të mirë ju pret polici në rrugë”, informon rrugorja. /tesheshi.com/