Serbia po merr në konsideratë mundësinë për të zgjeruar bashkëpunimin e saj me kompaninë kineze të telekomunikacionit Huawei, ka deklaruar ministri serb për inovacionin dhe zhvillimin teknologjik, Nenad Popoviç.
Duke folur në një konferencë për mediat kineze me rastin e Konferencës së 4-të për Bashkëpunim dhe Inovacion, Popoviç tha se vendi i tij ka partnerizuar Huawei-n në shumë projekte dhe ka përfituar nga projektet e përbashkëta. Ai shtoi se Serbia është e gatshme të zgjerojë bashkëpunimin me Huawei në të ardhmen.
Popoviç tha se Huawei është tashmë një partner i rëndësishëm i projekteve serbe si Smart City dhe zhvillimi i infrastrukturës telekomunikuese.
Ai theksoi se bashkëpunimi i Serbisë me Huawei mund të rritet, sepse vendi ka “inxhinierë të shkëlqyeshëm dhe një pozitë të shkëlqyer gjeografike”.
Sipas tij, Huawei do të prezantojë funksionimin e teknologjisë 5G në Konferencën e 4-të së bashku me ndërmarrjen publike telekomunikuese serbe, Telekom.
Se fundmi, edhe kryeministrja serbe Ana Brnabiq ka thënë se do të vizitojë Kinën dhe gjatë qëndrimit atje do të nënshkruajë edhe një Memorandum Mirëkuptimi me kompaninë Huawei. Kompania kineze aktualisht po përballet me krizë të kyçjes në tregun ndërkombëtar, ndërsa Shtetet e Bashkuara e kanë vendosur në listë të zezë nën akuzat për spiunazh. /tesheshi.com/