Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Flet kryetari i LDK-së në Zvicër, Shefqet Dibrani: Isa Mustafa një strukturë operative e SHIK-ut, po e shkatërron LDK-në

by Te Sheshi
31/05/2016
in Intervista, Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Flet kryetari i LDK-së në Zvicër, Shefqet Dibrani: Isa Mustafa një strukturë operative e SHIK-ut, po e shkatërron LDK-në

“Gjendja në LDK është shqetësuese dhe praktikisht e papranueshme. Do të vijë një ditë kur gjërat do dalin në pah dhe do të qartësohet edhe veprimi ogurzi i Isa Mustafës për ta shkatërruar LDK-në.” Ky është paralajmërimi që jep kryetari i (kontestuar) i degës së LDK-së në Zvicër, Shefqet Dibrani, në një intervistë të dhënë për portalin tesheshi.com.   

 Dibrani, i cili para ca ditësh filloi një peticion për shkarkimin e Isa Mustafës nga kreu i LDK-së, hedh akuza të forta në drejtim të kryeministrit aktual.

Ai thotë se Isa Mustafa dëshiron t’i shkatërrojë degët e LDK-së në diasporë, (veçmas dy degët më të mëdha, atë në Gjermani dhe Zvicër), pasi pretendon se degët në fjalë kanë dëshmi për keqpërdorimet që ka bërë Mustafa me Fondin e 3 përqindëshit.

Dibrani tregon edhe arsyen pse nuk u lejuan ai dhe Donika Gërvalla të merrnin pjesë në Kuvendin e Punës të LDK-së, që u mbajt të shtunën e kaluar.

 Intervistoi: Blendi Gashi

Jeni kryetar i degës së LDK-së në Zvicër, por kryesia qendrore e partisë e konteston zgjedhjen tuaj në këtë post. Pse? Çfarë nuk shkoi mbarë në zgjedhjen tuaj në krye të degës?

Unë jam zgjedhur kryetar i degës së LDK-së në Zvicër në një proces të rregullt dhe pa asnjë manipulim, të paktën nga ana ime. Procesi zgjedhor ka qenë transparent, kurse votimi është bërë para delegatëve dhe nën syrin optik të kamerave. Edhe kutia e votimit ka qenë në sallë, pa u hequr asnjë sekondë prej saj, dhe është hapur në praninë e delegatëve, e janë numëruar votat publikisht. Për postin e kryetarit të degës kanë kandiduar gjithsej katër kandidatë, ndërsa unë në raundin e dytë kam fituar bindshëm. I tërë procesi zgjedhor është përgatitur dhe monitoruar nga ish-kryetari i degës, ndërsa unë nuk kam marrë pjesë në asnjë nëndegë për të bërë fushatë, andaj humbja e ish-kryetarit ka qenë e trefishtë, dhe këtu nuk ka dilema. Por problemi qëndron te kritikat e mia kundrejt veprimeve të Isa Mustafës, të cilat datojnë qysh nga viti 1993, sa ishte ministër i Ekonomisë dhe Financave, për t’u sublimuar si prognozë në librin tim, “11 minuta para orës ‘00 ose mirazhi i suksesit të LDK-së”, Prishtinë 2011, mendime këto që  rezultuan shumë të sakta.

Në Kuvendin e Punës së LDK-së, që u mbajt të shtunën, ju së bashku me Donika Gërvallën nuk u lejuat të merrni pjesë. A morët ftesa nga partia apo jo? Ç’arsyetim morët nga partia?

As unë, por as zonja Gërvalla, nuk kemi marrë ftesë, pasi kryesia qendrore me veprime antidemokratikedibrani donika na e ka mohuar këtë gjë. Në anën tjetër, si unë edhe Donika përfaqësojmë një elektorat, dhe obligim i yni ishte të merrnim pjesë në Kuvendin e Punës së partisë. Por u ndeshëm në një refuzim klasik, i cili nuk ka gjë të përbashkët me demokracinë.

Kryetari Isa Mustafa dhe kryesia qendrore nuk kanë komunikuar kurrë me mua e Donikën, dhe ne nuk kemi asnjë vendim me shkrim, përveç atyre që i kemi dëgjuar nëpër media. Domethënë, dialogu si mjet i demokracisë është vetëm një relikte në premtimet dhe deklarimet demagogjike të Isa Mustafës dhe të kryesisë qendrore të LDK-së në Prishtinë.

Si po shkon peticioni për shkarkimin e Isa Mustafës nga kreu i partisë. Sa po gjeni mbështetje nga strukturat e LDK-së? A do ta vazhdoni këtë betejë të vështirë që keni nisur?

Sa i përket peticionit, fillimi ishte shumë premtues, por me kalimin e kohës janë paraqitur vështirësi, kryesisht të aspektit teknik, pasi sistemi elektronik na ka sjellë kokëçarje. Pas kthimit tim nga Kosova do të kërkoj ndihmën e profesionistëve për ta thjeshtësuar mënyrën e nënshkrimit në peticion, sepse ai duhet të jetë sa më praktik. Përveç vazhdimisht të mbledhjes së nënshkrimeve, do të shqyrtohen mundësi të tjera për ta materializuar si duhet këtë ide. Shpresoj se diktati komunist që u pa në Kuvendin e Punës do ta motivojë anëtarësinë e LDK-së për të qenë më aktive dhe për ta mbështetur idenë e shkarkimit, peticionin.

Ju keni hedhur akuza të ndryshme në drejtim të Mustafës, duke thënë se është bërë marionetë e Hashim Thaçit. Pse mendoni kështu? A keni diçka personale me Mustafën si person, apo vërtet mendoni se nuk është njeriu i duhur për ta udhëhequr partinë?

Po vetë Isa Mustafa dhe Ismet Beqiri kanë qenë akuzuesit themelorë kundër Hashim Thaçit, të cilin e kanë quajtur madje edhe kupola e krimit në Kosovë, e se kurrë nuk do të bëjnë koalicion me PDK-në. Tash raporti i tyre është afruar dhe këto akuza janë harruar. Nëse kësaj afrie i shtohet edhe fjalori kërcënues dhe pervers i Isa Mustafës kundrejt anëtarëve të LDK-së, dilemat do të shtohen edhe më tej, për të dyshuar nëse Isa Mustafa është vetëm marionetë e Hashim Thaçit apo është një strukturë operative e SHIK-ut. Besoj se e ardhmja do t’i pasqyrojë më mirë sesa unë këto hipoteza. Por gjendja në LDK është shqetësuese, dhe praktikisht e papranueshme. Ndërsa sa u përket raporteve personale, nuk kam gjë me Isa Mustafën, që më shtyn për ta luftuar veprimin e keq që ai po ia bën LDK-së dhe proceseve në përgjithësi, prandaj  qysh tash po shihet se kurrë më keq kjo parti nuk e ka pasur gjendjen.

Po ashtu keni thënë se Isa Mustafa dëshiron t’i shkatërrojë degët e LDK-së në diasporë për shkak të dëshmive që këto degë kanë për keqpërdorimet e fondit të 3-përqindëshit. Personalisht ju dhe dega juaj ç’dëshmi keni ndaj, siç thoni, keqpërdorimeve të bëra nga Mustafa?

Po, është e vërtetë se Isa Mustafa dëshiron t’i shkatërrojë degët e LDK-së në diasporë, (veçmas dy degët më të mëdha, atë në Gjermani dhe Zvicër). Ka mjaft dëshmi të publikuara, të cilat e ngarkojnë atë me përgjegjësi. E di se veprimtarët dhe aktivistët e Fondit të 3% në Gjermani kanë ngritur akuzë zyrtare për keqpërdorim; ato jonë proceduar në prokurorinë përkatëse tek drejtësia në Kosovë dhe ajo e EULEX-it. Me sa di, edhe nga Amerika një aktakuzë të tillë, të iniciuar në adresë të Isa Mustafës, prandaj, duke më njohur qëndrimin parimor, ai ka frikën se mund të niset edhe ndonjë akuzë tjetër nga Zvicra, së cilës mund t’i prij edhe unë. Mendoj se këtu qëndron thelbi i krejt refuzimit dhe mospranimit.

Krejt në fund, kah po shkon LDK-ja? A rrezikon të përçahet sërish, siç ndodhi pas “Kuvendit të karrigeve”?

LDK-ja po shkon drejt humbjes, sepse është bërë një parti me koncept totalitar, e cila nuk ngjason me LDK-në dhe me filozofinë gjithëpërfshirëse të saj, e me kulturën politike që e kultivoi dr. Ibrahim Rugova. LDK është shndërruar në një parti ku prodhohet dhunë, shantazhe, dhe veprime të dëmshme për proceset dhe demokracinë. Por nuk besoj se LDK-ja do të përçahet, pasi mendoj se grupet e pakënaqura janë të vetëdijshme se jashtë LDK-së nuk mund të bëjnë gjë, ndërsa brenda është mbytur fjala e lirë dhe mundësia për të ndikuar. Megjithatë, nuk duhet zhgënjyer, sepse do vijë një ditë kur gjërat do dalin në pah dhe do të qartësohet edhe veprimi ogurzi i Isa Mustafës për ta shkatërruar LDK-në. /tesheshi.com/

Related Posts

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve
Politikë

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”
Kryesore

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…
Analizë

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Next Post
Shkencëtari Stephen Hawking e kupton gjithësinë, por jo popullaritetin e Donald Trump-it

Shkencëtari Stephen Hawking e kupton gjithësinë, por jo popullaritetin e Donald Trump-it

Një akullore ndryshe: e gjitha e zezë. A do ta hani pasi të mësoni përbërësit?

Një akullore ndryshe: e gjitha e zezë. A do ta hani pasi të mësoni përbërësit?

A keni dëgjuar ndonjëherë për fshatin Dërstilë në kërthizë të Shqipërisë? Ja çfarë ka të rrallë aty…

A keni dëgjuar ndonjëherë për fshatin Dërstilë në kërthizë të Shqipërisë? Ja çfarë ka të rrallë aty...

TË FUNDIT

  • Të fundit
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025
Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni