Më shumë privatësi në navigimin anonim, i pamundur të ndiqet dhe një funksion që bllokon elementët e një faqe interneti që ndjek çdo veprim tuajin, me qëllime përfundimtare, ato tregtare. Këto janë risitë që Firefox do të prezantojë dhe aplikojë në broswerin e azhornuar.
Risia, e cila ka nisur që tani një debat në lidhje me privatësinë nuk është e vetmja: Hello, funksioni i Firefox për video-telefonatat, tani do të ketë edhe një chat, çka e bën konkurrues me aplikacionin Skype.
“Kërkesat e përdoruesve dhe të interesuarve komercialisht nuk janë një lojë, por janë pjesë komplementare të web-it. Është shumë e rëndësishme të arrijmë të krijojmë një ekuilibër për shëndetin e rrjetit”,- shkruan Mozilla në faqen e saj zyrtare./tesheshi.com/