Tirana përjetoi mëngjesin e kësaj të premteje skena të pazakontë të një grabitjeje në rrugë, por dhe të kapjes mjeshtërore të një prej autorëve nga ana e policisë.
Ngjarja ndodhi te 9-kateshet, në “Rr. E Barrikadave”, kur një kambist, Agron Shima 50 vjeç, u sulmua nga dy persona, me thikë e levë, duke i rrëmbyer një çantë me para.
Por ndërhyrja e menjëhershme e policisë rrugore, bëri të mundur kapjen e njërit prej autorëve, ndërsa tjetri arriti të zhdukej në rrugica.
E gjithë skena, si ajo e grabitjes me dhunë e si ajo e kapjes së një prej grabitësve, u panë nga dhjetra kalimtarë. /tesheshi.com/