FIFA ia ka ndaluar Chelsea që të sjellë lojtarë të rinj në dy merkatot e ardhshme, e kjo për shkelje të rregullave në lidhje me politikën e klubit për prurjet e reja.
Ekipi londinez ka të drejtë ta apelojë dënimin, i cila skadon në vitin 2020, dhe gjithashtu përfshin pagesën e një gjobe prej 600,000 franga zvicerane.
Reuters thotë se FIFA ka dënuar ekipin e “Stamford Bridge” për blerjen e 29 lojtarëve nën moshën 18-vjeçare.
Nga FIFA është bërë e ditur se i ishte dhënë një periudhë prej gjashtë muajsh për të zgjidhur situatën në lidhje me transferimet ndërkombëtare dhe regjistrimin e parë të të miturve në futboll. /tesheshi.com/