Sulmuesi 32-vjeçar i Atletikos së Madridit ka patur një rritje të jashtëzakonshme në lojën e tij gjatë muajve të fundit. Golat e tij ka qenë vendimtarë në një numër ndeshjesh, posaçërisht ai i shënuar ndaj Barcelonës në çerekfinalet e Champions League-s.
Torres ka folur për Radio Marca-n, duke deklaruar se nëse Atletiko ia del ta fitojë Champions League-n, kjo do të ishte arritja më e madhe e tij.
“Fitimi i Champions League-s me Atletikon do të qe arritja ime më e madhe. Asgjë nuk do të qe e krahasueshme.”
Atletiko nuk e ka fituar asnjëherë Champions League-n, por iu afrua shumë dy vite të shkuara, kur humbi në finale ndaj rivalëve të Realit.
Fitorja e ngushtë në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Bajernit i jep shpresë Torres-it, edhe pse i sheh gjermanët si favoritë.
“Ata janë akoma favoritë, por ne jemi gati të luftojmë kundër çdokujt.”
Por ai qëndron me këmbë në tokë, “A mendoj se jemi pranë? Sigurisht që jo!”
Torres ishte pjesë e Çelsit kur skuadra angleze fitoi katër vite më parë Champions League-n, por tani kërkon ta bëjë të tijin trofeun me Atletikon. /tesheshi.com/