Nuk ka më dyshime – Shtëpia e Bardhë po përpiqet ta diskreditojë Dr. Anthony Fauci, epidemiologun kryesor amerikan.
Sipas disa mediave amerikane, Presidenti Donald Trump po e margjinalizon Faucin, pas paralajmërimit të tij për një përhapje të re të virusit dhe pasi paralajmëroi se administrata nuk iu përgjigj siç duhet pandemisë COVID-19.
Shtëpia e Bardhë u tha gazetarëve se “disa nga bashkëpunëtorët e presidentit janë të shqetësuar për gabimet e shpeshta të bëra nga Dr Fauci.”
Njëri prej tyre i referohet komentit të Faucit nga janari, kur tha se “virusi koronar nuk është një kërcënim i madh”, por ata nuk thonë se ai shtoi në vazhdim të fjalisë – “që nuk do të thotë se nuk do të bëhet së shpejti”.
Duke u larguar nga deklaratat e presidentit
Në kohën kur Fauci bëri këtë deklaratë, në Amerikë nuk ishte raportuar asnjë rast infeksioni.
Ata gjithashtu tregojnë për udhëzimet e tij nga marsi, kur ai deklaroi se “njerëzit nuk duhet të ecin me maska”.
Shtëpia e Bardhë nuk thotë se Fauci tha me atë rast se maskat ishin “të domosdoshme për stafin mjekësor dhe për ata që tregojnë shenja të infeksionit në mënyrë që të mos transmetojnë virusin te të tjerët”, sepse, në atë kohë, kishte një mungesë të madhe të pajisjeve mbrojtëse.
Ekspertët mjekësorë thonë se ndërsa mësohet më shumë rreth virusit, duhet vepruar edhe me udhëzimet mjekësore.
Fauci kryeson Institutin Kombëtar për Sëmundjet Alergjike dhe Infektive, është anëtar kryesor i grupit të punës në Shtëpinë e Bardhë mbi koronavirusin dhe një komunikues kryesor që shpesh ka qenë në gjendje të largojë publikun nga deklaratat pandemike tejet të diskutueshme të Presidentit Trump.
Ditët e fundit, Fauci është distancuar përsëri nga deklaratat e Trump se situata në Amerikë është e shkëlqyeshme dhe publikisht ka kundërshtuar hapjen e parakohshme ekonomike të disa shteteve federale.
Paralajmërimi i tij se Shtetet e Bashkuara së shpejti mund të arrinin 100,000 infeksione të reja në ditë ishte veçanërisht alarmante.
Për Faucin, më shumë mbështetje se për Trump
Në Shtetet e Bashkuara, virusi po përhapet shumë shpejt, ku rreth 70,000 raste të reja janë raportuar çdo ditë.
Vetëm në Florida, kishte 15,000.
Ndërkohë, më shumë se 136,000 njerëz kanë humbur jetën deri më tani.
Por Shtëpia e Bardhë nuk pranon të thotë nëse Presidenti Trump ka humbur besimin te Dr. Fauci.
Thjesht thonë: Fauci bëri shumë gabime.
“Unë nuk jam dakord me të,” tha Trump javën e kaluar.
Fauci tha se nuk e kishte parë presidentin që nga 2 qershori dhe nuk e kishte informuar atë për situatën e infeksionit në dy muajt e fundit.
Në fakt, Fauci nuk mund të pushohet nga puna drejtpërdrejt, dhe është shumë e qartë se Trump po përpiqet të gjejë një mënyrë për të hequr qafe atë.
Kjo është arsyeja pse taktika e minimit të besimit të publikut te Fauci, i cili ka mbështetje shumë më të madhe nga qytetarët sesa Trump, është duke u përdorur, pasi më shumë që 67 përqind e amerikanëve i besojnë Faucit kur bëhet fjalë për krizën shëndetësore, krahasuar me 27 përqind të presidentit.
Kërcënime për Dr.Faucin
Eshtë e mundur që Shtëpia e Bardhë dëshiron të bëjë presion te Dr. Fauci dhe kështu ta detyrojë atë të japë dorëheqjen.
Gjatë gjithë kësaj kohe, organizatat e krahut të djathtë kanë sulmuar ashpër Faucin, me mesazhe se ai vetëm “dëshiron të diskreditojë Presidentin Trump”.
Kishte edhe kërcënime të dhunshme, kështu që Faucit iu ofrua siguri, edhe pse ai refuzoi.
Ndërsa virusi përhapet në të gjithë vendin, Presidenti Trump shpërndau një mesazh në Tëitter se mjekët dhe Qendrat e Qeverisë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) gënjejnë!
“Gënjeshtrat për COVID-19 janë të turpshme”, shkroi komentatori konservator Chuck Woolery, në një cicërimë që presidenti ndau me 83 milion ndjekësit e tij në Twitter.
“Të gjithë gënjejnë. CDC, media, demokratët, mjekët tanë, jo të gjithë, por shumicapo. Na thanë se duhet t’i besonim. Unë mendoj se kjo ka të bëjë me zgjedhjet jersa parandalon hapjen e ekonomisë. Jam lodhur për këtë,” tha Woolery.
Trump e transmetoi këtë cicërimë pa asnjë koment. /tesheshi.com/