Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Fenomeni i ri, në Shqipëri po emigrojnë më shumë femra se meshkuj

by te Sheshi
20/05/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Fenomeni i ri,  në Shqipëri po emigrojnë më shumë femra se meshkuj

Nga Entela Canaj

Një fenomen i ri ka prekur së fundmi Shqipërinë sa i përket emigrimit. Nëse vite më parë ishin meshkujt ata që emigronin për një jetë më të mirë, tani janë femrat ato që po largohen më së shumti nga Shqipëria. Specialistë të INSTAT e shpjegojnë këtë me rritjen e kërkesave për bashkim familjar, ku meshkujt kanë ikur më herët dhe tani janë gratë që iu bashkohen atyre. Nisur nga ky tregues edhe numri i popullsisë ka pësuar një rënie me 4 %  gjatë periudhës 2005-2014; dhe kjo rënie sipas gjinisë është 2 % për meshkujt dhe 5 % për femrat.

RAPORTI FEMRA DHE MESHKUJ 2015Emigracioni i femrave

“Gjatë viteve të fundit është vënë re një emigracion më i lartë tek femrat, dhe ky emigracion i lartë mund të konsistojë si një nga arsyet kryesore fenomenin e bashkimit familjar. Po ashtu edhe sa i përket treguesit të popullsisë sipas vendbanimit; në vitin 2014;  57 % e popullsisë jeton në zonat urbane, dhe kjo është më e theksuar te femrat;  ku 59 % e femrave jetojnë në zonat urbane, kundrejt 55 % të meshkujve. Zakonisht meshkujt zgjedhin të transferohen në Tiranë, dhe Elbasan, dhe Durrës, ndërsa femrat preferojnë edhe Vlorën. Pra në zonat urbane popullsia është gjithnjë në favor të femrave,” thotë Emira Galanxhi, specialiste pranë INSTAT, ndërsa prezanton studimin e ri të këtij institucioni që flet për raportin gjinor meshkuj-femra.

PJESE NGA RAPORTIMartesa dhe lindjet

Sa i përket  raportit gjinor në lindje;  lindin më shumë meshkuj se sa femra; kjo vërtetohet dhe nga raporti gjinor në lindje 109 meshkuj për 100 femra të lindura gjallë. “Ndërsa numri i vdekjeve në total është më i lartë për meshkuj se sa për femrat, dhe për këtë rrjedhojë edhe jetëgjatësia e femrave është afërsisht 4 vite më e lartë  se sa e meshkujve, pra jetgjatësia e femrave është 80.3 vjeç në vitin 2014,” tha specialistja Emira Galanxhi. Ndërsa sa i përket moshës mesatare të martesës; femrat martohen rreth moshës 24-25 vjeç, ndërsa meshkujt rreth moshës 29-30 vjeç. Edhe sa i përket arsimit dominojnë femrat; ku 65 % e diplomave universitare janë marrë nga femrat; por edhe në arsimin e mesëm 53 % janë vajza.

Abortet

Studimi i INSTAT thotë se numri i aborteve gjatë periudhës 2004-2013 pothuajse është përgjysmuar në vlerë absolute. Kështu nëse në vitin 2009 ky numër ishte afërsisht 9 mijë ndërkohë që në vitin 2013 ishte afërsisht 6,6 mijë; treguesi i numrit të aborteve për 1000 lindje të gjalla ka pësuar një ulje nga 257 në vitin 2004, në 186 në vitin 2013. Sa i përket kriminalitetit për vitin 2014 kemi rritje të ndjeshme të numrit të dënuarve burra, rreth 59 % të dënuar më shumë krahasuar me vitin 2013. Numri i të dënuarve meshkuj është rritur 2 herë krahasuar me vitin 2009, ndërkohë të dënuarat femra mbeten pothuaj konstante. Një detaj interesant tregohet në raportin e INSTAT, sa i përket të burgosurve femra-meshkuj; për vitin 2014, nga numri i personave të burgosur ishte: 98,6% Meshkuj; 1,4 % Femra, por 4.3% e të burgosurave femra janë me arsim të lartë.

Parlamenti

Një tjetër tregues me interes sipas qarqeve është përfshirja e femrave në parlament sipas qarqeve. Qarqet që nuk përfaqësohen nga deputete femra janë: Kukësi, Dibra; Gjirokastra. Përfaqësimin më të madh e ka qarku i Tiranës me 24 % deputete femra; në qarqet e tjera vihet re një shpërndarje pothuajse e barabartë.

Diferenca mes pagave

Por Shqipëria ka diferencë të lartë gjinore edhe sa i përket pagave. Për herë të parë në një studim të publikuar sot Instituti i Statistikave, tregoi për diferencën e pagave meshkuj-femra në Shqipëri, ku vihet re se për të njëjtën punë femrat paguhen më pak se burrat. Sipas studimit të INSTAT, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar në Shqipëri,  është 45.539 lekë; për të punësuarit meshkuj paga mesatare mujore bruto është 47.664 lekë dhe për femrat 42.852 lekë; pra me një diferencë prej 5 mijë lekësh të reja. Në sektorin privat, hendeku gjinor në paga është 10 %, që nënkupton se meshkujt mesatarisht kanë një pagë mesatare mujore bruto 10 % më të lartë se femrat. Madje në ndërmarrje private me pronësi të huaj, meshkujt marrin një pagë dyfish më të lartë se femrat.

Sektori privat dhe shtetëror

“Në sektorin privat meshkujt mesatarisht kanë një pagë mujore bruto rreth 10 % më të lartë se femrat. Në ndërmarrjet me pronësi shqiptare hendeku është vetëm 8 %, nëdërsa në ndërmarrje të përbashkëta, ku pronësia është mikse, ky tregues arrin në nivelin e 37 %. Sa i takon meshkujve të punësuar në ndërmarrjet e huaja, meshkujt kanë një pagë mesatare mujore deri në dyfish më të lartë se sa femrat. Ndërkohë nga ana tjetër në sektorin publik situata është e kundërt. Për të punësuarit me pagë në sektorin shtetëror hendeku në paga është minus 1 %, pra ndonëse në terma të vogla është në favor të grave,” tha Gjergj Filipi, drejtor i INSTAT. Sipas INSTAT femrat janë më pak aktive në tregun e punës me një hendek prej 20,9 pikë përqindje, dhe pikërisht shkalla më e lartë e papunësisë te meshkujt shpjegohet se femrat janë me pak aktive në tregun e punës.

/tesheshi.com/

Tags: emigrimfemra shtim

Related Posts

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar
Ekonomi

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar

18/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Next Post
Merkel në korrik në Tiranë, Berlini: Shkupi të orientohet qartë drejt BE

Merkel në korrik në Tiranë, Berlini: Shkupi të orientohet qartë drejt BE

Top-10 klubet që paguajnë më së shumti në botë

Top-10 klubet që paguajnë më së shumti në botë

Numri dy i OKB, urgjent në Maqedoni për Kumanovën

Numri dy i OKB, urgjent në Maqedoni për Kumanovën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Në mes të shkretëtirës: aty ku banorët e një qyteti nuk e kanë ndjerë shiun për 400 vjet

Në mes të shkretëtirës: aty ku banorët e një qyteti nuk e kanë ndjerë shiun për 400 vjet

19/05/2025
Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni