Një familje siriane është ribashkuar në Amerikë pasi kanë qenë më shumë se dy vite të ndarë, pavarësisht deklaratave të Trump për emigrantët.
40-vjeçari Fadi Kassar përqafoi vajzën e tij 8-vjeçare, Hnan dhe të voglën, 5-vjeçaren Lian, ndërsa bashkëshortja, Razan shpërtheu në lot teksa u takuan në aeroportin e New Yorkut, “John F. Kennedy”.
Razan dhe vajzat u dërguan në Jordani nga aeroporti i Ukrainës javën e shkuar, pasi vizat e tyre u revokuan për shkak të urdhrit ekzekutues që ka dhënë Trump.
Më pas ata u lejuan të fluturojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me 872 refugjatë të tjerë, të cilët kishin nisur që më parë udhëtimin për të mbërritur në SHBA.
Kassar, i cili kishte fituar azilin në vitin 2005 dhe tani jeton në Connecticut tha për mediat: “Jam shumë, shumë i lumtur që mund të takohem me familjen time. Uroj që Zoti ti bashkojë të gjitha familjet e ndara”.
Senatori Chris Murphy, i cili ndikoi ne bashkimin e familjes së Kassar, u shpreh: “Sot, familja Kassar do të mund të qëndrojnë të gjithë bashkë dhe të marrin frymë të lehtësuar. Stafi im punoi pa u lodhur për të arritur këtë bashkim dhe më në fund ia doli”./tesheshi.com/