Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Fadili: njeriu që mbledh arkat e vjetra të nuseve të vaktit

by te Sheshi
20/09/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Fadili: njeriu që mbledh arkat e vjetra të nuseve të vaktit

Nga Roald A. Hysa

Pasioni i tij kryesor është ai i mobilieve të vjetra e antike, gjetja dhe më pas rregullimi i tyre. Edhe shtëpinë e vet e ka arreduar me kësi lloj mobiliesh, të cilat i ka rregulluar me duart e veta sipas teknologjisë së përpunimit të tyre të kohës kur janë prodhuar. Fadili merret me zanatin e antikuarit dhe është një nga njohësit më të mirë të kësaj fushë që e ushtron zanatin e vet në një nga dyqanet e Pazarit të Ri. Aty mund ta gjesh për ditë brenda dyqanit të vet duke pritur një seri njerëzish që vazhdimisht duan t’i shesin diçka atij.

I ulur në një poltronë shumë të vjetër mbi 80 vjeçare ai pret e përcjell klientët e ndryshëm që e vizitojnë. Në dyqanin e tij mund të gjesh një mori sendesh të vjetra me vlera të ndryshme, si dhe libra, ku më të kërkuarit sipas tij janë botimet e para vitit 1944. Aty mund të gjesh qysh nga sepetet e vjetra apo arkat për nuse, dollapët e akullit (frigoriferët e parë primitivë), aparate të vjetër fotografike dhe për zhvillimin e fotografisë, makina shkrimi, reliktet e socializmit dekorata e stema të ndryshme, albumet propagandistike, monedha letër e metalike, arturina të vjetra etj.

DSC03725

Ai i njeh shumë mirë tendencat e këtij tregu dhe vazhdimisht e gjurmon mallin sipas kësaj tendence, e cila i sjell edhe përfitimet kryesore financiare me të cilat jeton ai dhe familja e vet. Në punët e këtij biznesi ai ka përfshirë edhe familjarët e vet, sidomos kur vjen fjala për të restauruar ndonjë mobilie të vjetër. Ai e zotëron shumë mirë teknologjinë e përpunimit të drurit në këtë drejtim, si dhe i njeh llojet më të preferuara të drurit me të cilat janë ndërtuar këto mobilie. Mu për këtë ai ka ngritur një repart të posaçëm në shtëpinë e vet, ku ai i mbledh këto mobilie dhe i restauron më pas ato.

Jo më kot ka zgjedhur Pazarin e Ri të Tiranës si qendër të veprimtarisë së vet. Nuk është i vetmi që ka një dyqan aty, janë edhe katër apo pesë të tjerë që kanë dyqane, por Fadili spikat për këmbënguljen e tij në punë dhe klientelën VIP për të cilën ai punon në më të shumtën e rasteve. Në Pazar të Ri ai ka hapur dyqanin e vet më 2011, duke i dhënë një shtytje për mirë këtij biznesi, pikërisht sepse e pa që aty kishte edhe të tjerë si ai që mblidhnin e shisnin sende të vjetra. Ky pasion daton qysh në vitet e operacionit ushtarak Pelikan në Shqipëri më 1992, kohë kur italianët e këtij misioni kërkonin gjëra të vjetra kryesisht ora, e sende të tjera.

Kështu e ka nisur rrugën e pasionit të tij veterineri nga Vlesha e Sllovës të Dibrës. Fadil Abazi pasi mbaron studimet për veterinari më 1986 emërohet kryeveteriner i kooperativës së Fushë-Çidhnës dhe e ushtron këtë profesion deri me fillimin e zhvillimeve demokratike. Më pas kalon në Durrës, ku edhe kontakton me ushtarët e oficerët e misionit ushtarak Pelikan, ku edhe nis një tregti frytsjellëse, e cila më pas do të kthehet në një pasion për të duke u larguar përfundimisht nga profesioni i veterinerit.

DSC03726

Pas disa vitesh në Durrës vendoset në Tiranë së bashku me familjen, ku edhe e fillon rregullisht tregtinë e antikave. Ngren një repart restaurimi dhe fillon mbledhjen e mobilieve të vjetra. T’i gjesh ato, t’i vlerësosh, e më pas t’i blesh kërkon kohën e vet, por Fadili nuk lodhet. “Nga një herë nxitohem në pazar për ta blerë diçka kur më pëlqen, saqë nuk pyes fort për çmimin.- thotë Fadili. Ai rri në kontakt të vazhdueshëm më një rrjet të tërë tregtarësh si ai në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit. Ndërkaq aty në Pazar ka shumë njerëz që pasi i kanë përdorur mobiliet duan t’i heqin dhe vijnë ua shesin në Pazar tregtarëve, të cilët janë burimi i dytë nga ku e merr informacionin Fadili. Po ashtu nuk ka lënë pas dore edhe njoftimet në gazeta, ku kërkon klientët e mundshëm prej të cilëve mund të nxjerrë diçka. Të gjesh mobilie antike e sende me vlerë të vjetra kërkon durim dhe përkushtim të përditshëm, gjë që nuk i mungon Fadilit.

Personat që ia blejnë janë koleksionistë të pasionuar si edhe Fadili, e disa prej tyre i përkasin edhe njerëzve të shquar në fusha të ndryshme të jetës publike shqiptare. Pasioni i koleksionistit kushton dhe me sa duket E. Lame, Fatos Lubonja e Elsa Ballauri nuk i tremben këtij fakti. Një nga drejtimet e kërkimeve të këtij antikuari dhe të disa prej tyre janë dorëshkrimet turko-arabe, ku këtu hyjnë Kuranet e shkruar me dorë mbi dyqind vjeçarë, si dhe libra të tjerë fetarë. Ai së bashku me disa koleksionistë të tjerë aty në Pazar, Lir Dojkën, Labotin (M. Mehqemeja) dhe Dashin mbledhin nga këto librash shume të vjetër. Të rrish në dyqanin e Fadilit do të thotë të takohesh me lloj-lloj personazhesh të ndryshëm, që mbledhin e shesin vjetërsira…/tesheshi.com/

Related Posts

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar
Ekonomi

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar

18/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Next Post
FOTO/10 pica me përbërës jo të zakontë dhe tejet të veçanta

FOTO/10 pica me përbërës jo të zakontë dhe tejet të veçanta

Spanja, kampion Europe në basketboll

Spanja, kampion Europe në basketboll

“LEXO!”/ Thesari brenda… kohës – mbi romanin “Me sytë ulur”, të Ben Jelloun

“LEXO!”/ Thesari brenda… kohës - mbi romanin “Me sytë ulur”, të Ben Jelloun

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni