Në protestën e 17 majit në Shgkup, e cila është thirrur nga opozita e Zoran Zaev do të marrin pjesë dhe anëtarë të Parlamentit Europian.
Ka qenë vetë deputeti socialdemokrat, Knut Fleckenstein, që ka bërë të ditur lajmin përmes një videoje në profilin e tij në Facebook.
“Do të shkoj në Shkup për të treguar solidaritetin tim, jo vetëm me miqtë e mi socialdemokratë, por me të gjithë ata që protestojnë paqësisht për demokraci dhe respekt të lirisë. Ngushëllimet e mia për familjet e atyre që u vranë në këtë akt terrorizmi. Dënojmë çdo lloj dhune”, thotë eurodeputeti Fleckenstein.
Maqedonia, vijon ai, ka nevojë për më shumë demokraci dhe solidaritet. Një gjyqësor i pavarur, një media e pavarur, lufta e suksesshme kundër korrupsionit dhe lufta për demokraci janë katër çështje të lidhura ngushtë bashkë, dhe vetëm këto do ta sjellin Maqedoninë më afër Bashkimit Europian.
Opozita në Maqedoni ka programuar këtë të diel një protestë masive paqësore në Shkup kundër qeverisjes së kryeministrit Nikolla Gruevski.
/tesheshi.com/
Linku i videos
https://video-lhr.xx.fbcdn.net/hvideo-xfp1/v/t42.1790-2/11057935_1083887114958292_719985378_n.mp4?efg=eyJxZSI6ImZiY2RuX3ZpZGVvX3JhdGVsaW1pdF9yb2xsb3V0Mix2X3JvbGxvdXQifQ%3D%3D&oh=ac14b7815f877d1dc897f83d316ba4b6&oe=55548BA1