I ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit”, së paku nga autoritetet greke, Klemend Balili doli para gjykatës ku iu prezantua masa e sigurisë “burg pa afat”.
Me portret të qeshur dhe shpërfillës ndaj të qenit pas hekurave, Balili tha vetëm një frazë, atë që “ishte i pafajshëm”.
Ai do mbrohet nga dy avokatë, Dhori Sollaku dhe Baftjar Rusi. Procesi sapo ka nisur dhe përbën me interes se me ç’prova do ballafaqohet.
Nga ana tjetër, rreth tij ekziston dhe perceptimi si një “i penduar”, prej të cilit mund të ofrohen të dhëna kompromentuese për aktorë politikë. Siç dihet, Klemend Balili ka qenë person i afërt me LSI-në. /tesheshi.com/