Drejtori i Arkivit Shtetëror, Filip Petrovski, përmes një postimi në Facebook, akuzon ish-deputeten e BDI-së, Ermira Mehmetin se nga njëra anë qan për shkak të audio-incizimeve të publikuara, ndërsa nga ana tjetër vëllai i saj është në rradhët e para të protestave kundër pushtetit.
“Ermira qan për incizimet të cilët ia ka lëshuar Zaev, ndërsa vëllai i saj gjendet në radhët e para në protestat me Petritin dhe Vasilin. Cilën e ngjyrosni ju?”, ka shkruar në rrjetin e tij social në Facebook, Filip Petrovski.
Kujtojmë se deputetja e BDI-së në Maqedoni para disa ditësh në konferencën rajonale të grave deputete në parlamentin shqiptar, për herë të parë publikisht është prononcuar lidhur me rastin e publikimit të një bisede erotike mes saj dhe ish zëvendëskryeministrit shqiptar të Maqedonisë, Musa Xhaferi, me ç’rast është përlotur dhe ka mohuar çdo gjë duke thënë se “përgjimi është i montuar”.
Nga ana tjetër portali tesheshi.com ua sjell edhe fotot e vëllait të Ermirës në disa nga protestat e opozitës kundër qeverisë.
M. Krasniqi – /tesheshi.com/