Prodhuesi suedez i pajisjeve të telekomunikacionit Ericsson ka nënshkruar një kontratë për ndërtimin e një rrjeti celular 5G në Grenlandë, i cili fillimisht do të mbulojë tre qytete, njoftoi kompania grenlandeze e telekomunikacionit Tusas.
Falë pajisjeve Ericsson dhe ruterave Netgear, Tusass do të sigurojë internet pa tel me shpejtësi të lartë në një ishull me popullsi të rrallë, pa kabllo të shtrenjta që janë të vështira për t’u instaluar.
Në fazën tjetër, rrjeti do të zgjerohet nga tre në 10 qytete, duke përfshirë kryeqytetin Nuuk.
Pjesë e Mbretërisë së Danimarkës
Tusass tha se planifikon të investojë rreth 1 miliard korona daneze (131.3 milionë dollarë) për të krijuar dhe zgjeruar infrastrukturën e Groenlandës dhe për të përmirësuar komunikimet.
Grenlanda ka vetëm 56,000 banorë dhe është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, por ka autonomi të gjerë, vëren Reuters. /tesheshi.com/