Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u bëri thirrje turqve që kurrë të mos blejnë mallra franceze dhe përsëri kritikoi presidentin francez Emmanuel Macron për qëndrimin e tij ndaj muslimanëve dhe Islamit.
Erdogan tha të shtunën se Macron kishte një problem me muslimanët dhe kishte nevojë për një “kontroll mendor”.
Ai bëri komente të ngjashme të dielën dhe të hënën, gjatë një fjalimi në Ankara.
Në fillim të këtij muaji, Macron bëri thirrje për një luftë kundër “separatizmit islamik”, për të cilin ai tha se kërcënonte të merrte kontrollin e disa komuniteteve muslimane në të gjithë Francën.
Ai gjithashtu e quajti Islamin si të qënit në një krizë.
Gjërat u agravuan më tepër kur një professor u ezkekutua ngë një i ri me origjinë çeçene, pasi ai iu seriviri studentëve karikaturat e pretenduara të Profetit Muhamed. Dhe Macron tha se karikaturat do vijonin të botoheshin, e kjo në emër të lirisë së shprehjes. /tesheshi.com/