Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Protestë e madhe anti-Netanyah në Jerusalem

Ndarja dhe parehatia e madhe e shoqërisë hebreje, si mallkim për ta

by te Sheshi
19/03/2025
in Lindja e Mesme, Të fundit
Reading Time: 2 mins read
A A
Protestë e madhe anti-Netanyah në Jerusalem
75
SHARES

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Jerusalemit kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke e akuzuar atë për devijim jodemokratik dhe për vazhdimin e luftës në Rripin e Gazës pa menduar për 58 pengjet që Hamasi ende mban në enklavë.

Ky tubim, më i madhi që është zhvilluar në kryeqytetin izraelit prej disa muajsh, u organizua nga grupe kundërshtarësh të Netanyahut të cilët po protestonin kundër vendimit të tij për të shkarkuar Ronen Bar, kreun e Shërbimit të Sigurisë së Brendshme (Shin Bet).

Pas njoftimit për shkarkimin e Bar, sulmet izraelite në Gaza rifilluan dhe kështu në demonstratën e mbajtur para Knesset-it morën pjesë edhe organizata të familjeve dhe të afërmve të pengjeve. “Ne shpresojmë që i gjithë populli i Izraelit do t’i bashkohet lëvizjes dhe do të vazhdojë derisa të rivendoset demokracia dhe të lirohen pengjet,” tha 68-vjeçari Zeev Berar, i cili udhëtoi për në Jerusalem nga Tel Avivi për të marrë pjesë në protesta.

“Ti je lideri, është faji yt” dhe “keni gjak në duart tuaja”, thërriste turma, duke iu drejtuar Netanyahut. Të tjerë mbanin pankarta me sloganin “Ne jemi të gjithë pengje“, ndërsa disa u bënë thirrje Shteteve të Bashkuara, një aleat historik i shtetit hebre, të “shpëtojnë Izraelin nga Netanyahu”.

Duke miratuar goditjet e reja në Rripin e Gazës, Netanyahu, siç besojnë familjarët e pengjeve, i “sakrifikoi”, pasi mund të jenë ndër dhjetëra personat që kanë humbur jetën në dy ditët e fundit në enklavën palestineze. Nga 251 personat e rrëmbyer në sulmin e paprecedentë të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, 58 mbeten ende në Gaza, nga të cilët 34 janë të vdekur, sipas ushtrisë izraelite.

Protestuesit akuzuan Netanyahun për shfrytëzimin e luftës kundër Hamasit për të heshtur kritikët e tij të brendshëm dhe për të grumbulluar më shumë pushtet. Një plan për të reformuar sistemin gjyqësor, i cili parashikonte kufizimin e kompetencave të Gjykatës së Lartë, shkaktoi protesta të mëdha në fillim të vitit 2023, duke e ndarë keq Izraelin.

“Dy vitet e fundit kanë qenë një makth, ka ardhur koha për të shpëtuar vendin dhe demokracinë,” tha Yael Baron, një 55-vjeçar banor në Modin.

Kryeministri izraelit njoftoi të dielën se do të shkarkojë kreun e Shin Bet, duke pretenduar se nuk ka më “besim” tek ai pas dështimit të agjencisë për të parandaluar sulmin e përgjakshëm të 7 tetorit. Qeveria Netanyahu ka nisur edhe procesin e shkarkimit të prokurores së përgjithshme të vendit, e cila ka shprehur rezerva për politikën që ai po ndjek. /tesheshi.com/

Related Posts

Albanese, “flakë për flakë” me SHBA
Bota & Rajoni

Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

11/07/2025
Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama
Politikë

Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama

11/07/2025
Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan
Ballkani

Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

11/07/2025
Next Post
Skena mallëngjyese nga Gaza: një ezan nën lot

Skena mallëngjyese nga Gaza: një ezan nën lot

Mbyllja e mediave: “Trump arrin atë që dështuan Stalini, Hitleri dhe Khomeini”

Mbyllja e mediave: "Trump arrin atë që dështuan Stalini, Hitleri dhe Khomeini"

Astronautët e NASA-s, në Tokë pas nëntë muajsh: si e ndryshon hapësira trupin

Astronautët e NASA-s, në Tokë pas nëntë muajsh: si e ndryshon hapësira trupin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025
Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

11/07/2025
Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama

Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama

11/07/2025
Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni