Turqia ka ripërsëritur qëndrimin e saj se do të hapë rrugët e “vërshimit” të refugjatëve sirian në Evropë, nëse jo e fundit vazhdon ta konsideroj si okupim operacionin ushtarak turk në verilindje të Sirisë.
Turqia insiston në atë që aksioni është një ofensivë që synon eliminimin e një “korridori të terrorit” përgjatë kufirit jugor turk.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mbrojti veprimet e Turqisë pas gjuhës dënuese që u përhap pas ofensivës.
Duke pretenduar se kritikët e tij “nuk janë të sinqertë”, ai i tha një takimi të partisë AK se do t’ua hapte derën për Evropë 3.6 milion refugjatë sirianë, nëse vendet evropiane e etiketojnë aksionin si “pushtim”.
Refugjatët që aktualisht ndodhen në Turqi po qëndrojnë aty falë një marrëveshjeje të vitit 2015, ku BE-ja u zotua për bashkëpunim me Turqinë po që se kjo e fundit i mban refugjatët në vend. Duke qenë se pala evropiane nuk ka përmbushur premtimet as financiare dhe as bashkëpunuese, qeveria turke në mënyrë të përsëritur ka deklaruar se “durimit po i vie fundi”. /tesheshi.com/