Në Mbretërinë e Mohammed bin Salman, tashmë po valëvitet edhe flamuri LGBT, madje edhe në ngjarje të tilla si Kampionati Botëror i Lojërave Elektronike në Riad, aty ku anëtarët e ekipit Filipine Team Liquid u panë të veshur me bluza me logon e homoseksualëve. Pronari i ekipit Team Liquid është një aktivist i njohur homoseksual amerikan, i cili e shfrytëzon këtë mundësi për të promovuar homoseksualitetin në Arabinë Saudite, gjë që, sipas pranimit të tij, organizatorët në Riad e lejuan atë.
The President of the Electronic Sports World Cup, held in the capital, #Riyadh, announces that the tournament welcomes the homosexual community to attend and participate, in a dangerous precedent in the Land of the Two Holy Mosques pic.twitter.com/Yfqq1U6n67
— Saudi Arabia's Reality (@RKSA_en) July 9, 2024
Kjo skenë shkaktoi kritika të ashpra në rrjetet sociale. Kjo dhe për faktin se autoritetet saudite shtypin rreptësisht çdo aktivitet apo veprim në mbështetje të Palestinës.
Gjatë Haxhit të lënë pas, Arabia Saudite ndaloi rreptësisht çdo sllogan në mbështetje të Palestinës, duke e justifikuar me shmangien e politizimit të Haxhit. Pos kësaj, nuk ka hezituar të arrestojë ata që mbështesin Gazën dhe kritikojnë Izraelin, qoftë edhe përmes postimeve në rrjetet sociale. /tesheshi.com/