Në kulmin e një debati mbi një HEC në kanioniet e Holtës në Gramsh, ministrja e re e Transporteve dhe Energjitikës, Belinda Balluku, paralajmëroi një skanim të kontratave konçensionare të dhëna në vite.
“Procesi në fjalë do të bazohet në dy kritere: kriteri i përputhshmërisë ligjore dhe përmbushja e kushteve kontraktuale nga subjektet e licensuara, duke përfshirë këtu kushtet teknike dhe afatet kohore, si dhe kriteri i përputhshmërisë me kërkesat mjedisore”, deklaroi ministrja Balluku, duke paralajmëruar prishjen e kontratave jo-operative.
Sipas saj. nga 440 hidrocentrale të dhëna me koncesion, vetëm 96 janë vënë në punë, që i përkasin 73 kontratave.
Që prej ardhjes në Ministrinë e milionave, e të paragjykuar gjithnjë për afera, znj.Balluku qartazi ka ndërmarrë një fushatë krehjeje në stafe e praktika. /tesheshi.com/