Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

    Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

    Hapja me lutje e një hotel hallall në Prizren

    Hapja me lutje e një hotel hallall në Prizren

    Misteri tragjik në një tavernë: pse u shuan 21 të rinj?

    Misteri tragjik në një tavernë: pse u shuan 21 të rinj?

    Përbetim serb: Marihuana s’do të legalizohet!

    Përbetim serb: Marihuana s’do të legalizohet!

    Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

    Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

    Ankthi nga gazi rus në Austri

    Ankthi nga gazi rus në Austri

    Irani nis testimin e raketës Zuljanah

    Irani nis testimin e raketës Zuljanah

    Vartësja sfidon ish-shefin: Të ftoj në debat…!

    Vartësja sfidon ish-shefin: Të ftoj në debat…!

    G7 në Gjermani: Ç’po përgatisin liderët botërorë për Rusinë dhe Putinin?

    G7 në Gjermani: Ç’po përgatisin liderët botërorë për Rusinë dhe Putinin?

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Elita zyrtare e Kosovës: Disa të zhytur deri në fyt në kredi, të tjerë me mijëra euro në depozita bankare

Nga te Sheshi
03/06/2015
në Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Elita zyrtare e Kosovës:  Disa të zhytur deri në fyt në kredi, të tjerë me mijëra euro në depozita bankare

Nga Bashkim Kastrati

Shumica e zyrtarëve të lartë publik të Kosovës kanë detyrime financiare kreditore nëpër banka dhe në institucione mikrofinanciare. Në publikimin e fundit të regjistrave të deklarimit të pasurisë, të bërë nga Agjencia Kundër Korrupsionit, shihet se edhe sikur viteve të tjera, zyrtarët e lartë publik janë të zhytur në kredi.

Duke marrë parasysh numrin e madh të zyrtarëve të lartë publik që e deklarojnë pasurinë, portali tesheshi.com ka shikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë vetëm të ministrave dhe kryetarëve të komunave, dhe për secilin nga ata ka shikuar se sa i kanë detyrimet kreditore ndaj bankave komerciale apo institucioneve mikrofinanciare. Duhet cekur se regjistrat e deklarimit të pasurisë të disa ministrave dhe kryetarëve të komunave nuk janë publikuar ende dhe pritet të publikohen në ditët në vijim.

Disa nga ministrat që kanë detyrime kreditore:

Hykmete Bajrami, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë ka 7 mijë e 587 euro kredi.

Mahir Jagçilar, Ministër i Administratës Publike ka 36 mijë euro kredi.

Blerand Stavileci, Ministër i Zhvillimit Ekonomik ka 87 mijë euro kredi.

Arban Abrashi, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe njëkohësisht zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, ka  6 mijë e 200 euro kredi, ndërsa gruaja e tij ka një kredi shumë më të madhe prej 135 mijë euro. Por Abrashi ka edhe para të gatshme në bankë, ai ka 3mijë e 457 euro, ndërsa gruaja e tij ka 10 mijë euro.

Lutfi Zharku, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë ka 51 mijë euro detyrime kreditore.

Haki Demolli, Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës i ka dy kredi, njëra kap shifrën prej 52 mijë e 248 euro, ndërsa tjetra 41 mijë e 600 euro.

Hajredin Kuçi, Ministër i Drejtësisë, si duket i ka shumë në qejf kreditë. Ai ka gjithsejtë katër kredi, që në vlerë totale kapin vlerën prej 23 mijë e 400 euro.

Edita Tahiri, Ministre për Dialog i ka dy kredi, që në total kapin shifrën e 23 mijë e 600 euro.

Hashim Thaçi, Ministër i Punëve të Jashtme dhe njëkohësisht zëvendëskryeministër, e ka një kredi prej 100 mijë euro.  Kjo kredi e Thaçit që nga viti 2010 figuron në regjistrin e deklarimit të pasurisë së tij dhe për pesë vite nuk ka pësuar asnjë ndryshim. Pra ai nuk e ka të specifikuar vitin se kur e ka marrë kredinë, por vetëm e ka kohëzgjatjen prej 120 muaj.

Mangësi tek deklarimi i kredive

Por jo vetëm të Thaçi ka mangësi të tilla. Shumë regjistra të deklarimit të pasurisë tek vendi ku paraqiten detyrimet kreditore, kanë mangësi të shumta dhe nuk janë të paraqitura njësoj. Ka raste kur nuk shënohet fare viti i marrjes së kredisë, apo ndryshimi i kredisë prej viti në vit, por paraqitet shuma e njëjtë për çdo vit. Por ka raste kur zyrtarët i deklarojnë ndryshimet prej viti në vit, pra nuk ka një formë standarde të deklarimit të kredisë dhe rrjedhimisht në këtë aspekt ka mangësi tek deklarimi i këtyre të dhënave.

Edhe kryetarët e komunave të zhytur në kredi

Tesheshi.com gjithashtu ka shikuar edhe regjistrat e deklarimit të kryetarët e komunave, përveç të disave që ende nuk janë publikuar.

Begzad Sinani, kryetar i Komunës së Kamenicës ka kredi prej 630 euro. Në regjistrin e deklarimit të tij shkruan se afati i pagesës është tri vite, pra nuk është e precizuar sa i ka në muaj këtë obligim financiarë apo vetëm këto i kanë mbetur për t’i paguar.

Ragip Begaj, kryetar i Komunës së Malishevës ka të deklaruar se ka 900 euro kredi me kohëzgjatje prej 2 vjet. Por as tek rasti i tij është e paqartë se a i kanë mbetur vetëm këto para pa i paguar, apo për dy vjet ka për t’i paguar 900 euro në muaj, sepse nuk ka logjikë që të merren 900 euro kredi dhe të paguhen për dy vjet. Edhe shumë zyrtarë të tjerë kanë këso paqartësi, ndërsa Agjencia Kundër Korrupsionit nuk i ka sqaruar si duket mënyrat e deklarimit të kredive.

Rasim Selmanaj, kryetar i Komunës së Deçanit ka dy kredi që kapin shifrat e 30 mijë eurove.

Muharrem Svarqa, kryetar i Komunës së Ferizajt ka një kredi prej 17 mijë e 349 euro.

Burim Berisha, kryetar i Komunës së Fushë Kosovës ka një kredi prej 15 mijë euro.

Imri Ahmeti, kryetar i Komunës së Lipjanit ka kredi prej 65 mijë euro. Ndërsa ka 2730 euro para të gatshme në bankë.

Agim Bahtiri, kryetar i Komunës së Mitrovicës ka një kredi prej 450 mijë euro.

Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës ka deklaruar se i ka 11 mijë e 600 euro kredi, për periudhën pesë vjeçare. Ai ka deklaruar se i kanë mbetur edhe 18 muaj deri të kryerja e kësaj kredie. Ai gjithashtu ka edhe 1 mijë e 100 euro një kredi tjetër, te e cila nuk ka afat të përcaktuar për ndryshimet që i ka pasur apo për sa vjet i ka.

Gradimir Mikiç, kryetar i Komunës së Ranillukut  i ka 5 mijë euro kredi dhe kohëzgjatjen e ka deklaruar një vit.

Sokol Bashota, kryetar i Komunës së Klinës e ka deklaruar një kredi prej 15 mijë eurove. Ai së bashku me gruan dhe fëmijët kanë 7188 euro të gatshme në bankë.

Kanë mijëra euro para të gatshme, por kanë edhe kredi!

Në regjistra të deklarimit të pasurisë ka shumë raste kur zyrtarët kanë të deklaruar se kanë kredi në banka, ndërsa në anën tjetër kanë me mijëra euro para të gatshme që iu rrinë në banka.
Edhe tek disa nga kryetarët e komunave është e pranishme një gjë e tillë.

Lutfi Haziri, kryetar i Komunës se Gjilanit ka deklaruar një kredi prej 29 mijë e 625 euro. Por çuditërisht Haziri ka marrë kredi edhe përkundër faktit se ka 114 mijë euro në njërën xhirollogari dhe në një tjetër ka 7 mijë euro para të gatshme.

Gjithashtu, Gazmend Muhaxhiri, kryetar i Komunës së Pejës ka një kredi prej  20 mijë euro, dhe ka deklaruar se e ka për tri vite, por jo edhe kohën kur e ka marrë apo kur përfundon afati prej tri viteve. Ndërsa në anën tjetër Muhaxhiri ka 25 mijë euro para të gatshme që i mban në bankë.

Sigurisht që gjëja e parë që do të iu shkonte në mend qytetarëve është se përse këta zyrtarë nuk e paguajnë kredinë, kur kanë para të gatshme që iu rrinë dhe të cilat janë më shumë sesa shuma e kredisë. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Ç’pritet nga Samiti i NATO-s në Madrid?
Politikë

Ç’pritet nga Samiti i NATO-s në Madrid?

27/06/2022
E pandodhur që në kohën e Leninit: ç’e ka tërbuar Moskën?
Ekonomi

E pandodhur që në kohën e Leninit: ç’e ka tërbuar Moskën?

27/06/2022
Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!
Ballkani

Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

27/06/2022
Lajme të tjera
Shpërthen Obama: Netanyahu po rrezikon besueshmërinë e Izraelit

Shpërthen Obama: Netanyahu po rrezikon besueshmërinë e Izraelit

Selahatin Demirtas, sfidanti i Erdoganit: si do ta sfidoj të “plotfuqishmin”

Selahatin Demirtas, sfidanti i Erdoganit: si do ta sfidoj të “plotfuqishmin”

Real Madrid e zyrtarizon: Benitez deri më 2018

Real Madrid e zyrtarizon: Benitez deri më 2018

TË FUNDIT

Selanik: një vetëflijim tragjik ndryshe

Selanik: një vetëflijim tragjik ndryshe

3 orë Më parë
Njeriu i mazhorancës: 65 mijë lopë më pak nga 2018-ta!

Njeriu i mazhorancës: 65 mijë lopë më pak nga 2018-ta!

4 orë Më parë
Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

5 orë Më parë
Mizoria ruse: po me qendrën tregtare ç’patën xhanëm?!

Mizoria ruse: po me qendrën tregtare ç’patën xhanëm?!

5 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Ç’pritet nga Samiti i NATO-s në Madrid?

Ç’pritet nga Samiti i NATO-s në Madrid?

27/06/2022
E pandodhur që në kohën e Leninit: ç’e ka tërbuar Moskën?

E pandodhur që në kohën e Leninit: ç’e ka tërbuar Moskën?

27/06/2022
Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

27/06/2022
Kazakistani, si një objektiv i ri i mundshëm i agresionit rus

Kazakistani, si një objektiv i ri i mundshëm i agresionit rus

26/06/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Nga Dr. Fidan Mustafa: “Ukraina”, ç’pritet në Kosovë e Bosnje

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist