Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Akt dorëheqjeje nga Vuçiç

    Akt dorëheqjeje nga Vuçiç

    Grekërit të trembur: Turqit prezantuan një SHOCK

    Grekërit të trembur: Turqit prezantuan një SHOCK

    Francë: ikja 100 vjeç e një komunisteje jo famëkeqe

    Francë: ikja 100 vjeç e një komunisteje jo famëkeqe

    Veriu pas “stuhie: ç’ndodh një ditë më pas?

    Veriu pas “stuhie: ç’ndodh një ditë më pas?

    Tensionet në veri, Vuçiç urdhëron ushtrinë për gatishmëri

    Tensionet në veri, Vuçiç urdhëron ushtrinë për gatishmëri

    Ku mund të çojë gara e armatimeve Iran-Izrael?

    Ku mund të çojë gara e armatimeve Iran-Izrael?

    Prishtina, përgjigje Uashingtonit: Zbatim ligji në veri!

    Prishtina, përgjigje Uashingtonit: Zbatim ligji në veri!

    Tensionet e të premtes në veri, përgjigja të shtunën e Kurtit

    Tensionet e të premtes në veri, përgjigja të shtunën e Kurtit

    Katër vende evropiane, kundër avionëve privatë

    Katër vende evropiane, kundër avionëve privatë

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Selahatin Demirtas, sfidanti i Erdoganit: si do ta sfidoj të “plotfuqishmin”

Nga te Sheshi
03/06/2015
në Bota & Rajoni, Të fundit
Reading Time: 5 mins read
A A
Selahatin Demirtas, sfidanti i Erdoganit: si do ta sfidoj të “plotfuqishmin”

Nach seiner Wahlkampfrede wollen viele Wähler von Selahattin Demirtaş und der HDP ein Foto mit ihm.

Janë të shumtë kuriozët për Selahatin Demirtas, njeriun që supozohet të shpëtojë Turqinë nga Presidenti  saj aktual, Rexhep Taip Erdogan. Shumë të rinj dhe burra të moçëm, me mjekër kanë mbushur sallën e Universitetit “Bogazici” në Stamboll. Të gjitha vendet janë të zëna. Janë të shumtë edhe ata që kanë zënë vend të tokë ose qëndrojnë mbështetur pas mureve.  Demirtas shfaqet në skenë  dhe i fton të hyjnë brenda edhe ata që kanë zënë dyert. I sapohyri gjen kohën që të bëjë edhe një selfie.

Një  i ri i afron një fëmijë të vogël dhe bën me të një foto. Truprojet janë të shqetësuar, por Demirtas vë buzën në gaz.   Fjalët “Buyuk Insanlik” përkthehen “humanizëm i madh” dhe ato dallohen qartazi në një ekran në krye të sallës. Kjo është edhe parrulla e  Partisë Demokratike të Popullit (HDP) një aleancë mes Partisë Demokratike të Rajoneve (BDP) dhe grupimeve të majta turke që drejtohen nga Demirtas. Ai vetë është një kurd 42-vjeçar, një avokat i specializuar për të drejtat e njeriut nga Diyarbakir dhe një sfidant i presidentit aktual të Turqisë. Me garimin për ta zëvendëesuar Erdoganin ai shpreson që t’i japë fund sundimit të fuqishëm të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP). Suksesi apo dështimi i tij mund të vendosin nëse Turqia përfundimisht do të shndërrohet në një “pronë” të Erdoganit – apo demokracia do të ketë edhe një tjetër shans.

Platfoma e Demirtas është liberale dhe pro-europiane. Ai është alternativë ndaj Erdoganit dhe Kemal Kilicdaroglu, kreu i Partisë Republikane të Popullit (CHP. Kundërshtarët e akuzojnë Demitras që është thjesht një terrorist qëllimet e të cilin janë dëmtimi i Turqisë.

I “ngecur” mes dy botësh

Demitras ekziston mes dy polesh, dy polesh të cilat duhet t’i bashkojë, nëse do të dojë të ketë ndonjë shans kur të zgjidhet parlamenti i ri në 7 qershor. Në vitin 1980, në Turqi u vendos ligji i 10%-shit, pra një parti, për të hyrë në parlament duhet të kishte 10% të votave. Ky hap u ndërmor për të mbajtur kurdët jashtë jetës politike. Por sondazhet e nxorrën HDP-në mes 9 dhe 11%.

Ai ka guxuar edhe një herë tjetër të sfidojë Erdoganin, gjatë zgjedhjeve presidenciale të verës që shkoi, kur mori 9.8% të votave. Edhe për Erdoganin situata nuk është aspak e lehtë: atij mund t’i duhet të heqë dorë nga ëndrra për të përdorur ndryshimet kushtetuese për marrjen e pushteteve të mëtejshme nga kryeministri dhe për të futur një sistem qeverisës presidecial.

Në një rast të tillë Erdogani do të ishte shumë i pushtetshëm  dhe kjo do t’i hapte rrugën qeverisjes së tij në Turqi edhe për një tjetër dhjetëvjeçar. Nëse Demirtas dhe anëtarë të tjerë të partisë së tij do të arrijnë që të marrin mbi 10% të votave, do të fitojnë të paktën 50 deputetë në parlament dhe atëhere AKP-ja e cila po qeveris në vend që nga viti 2002 nuk do të ketë më shumicën.

Kjo do të jetë një ndarje me të shkuarën. Njerëzit që ndodhen në sallën e leksioneve  duartrokasin dhe ka nga ata që e cilësojnë 42-vjeçarin kryeministrin e ardhshëm të vendit. Por Demirtas u thotë të qetësohen, sepse ende asgjë nuk është vendosur. Në këtë periudhë ai është pak i stresuar, veçanërisht nga sulmet e kundërshtarëve politikë. Këta të fundit po gërmojnë në të kaluarën e tij për të gjetur material diskreditues. Por ka edhe më keq. Në 18 maj zyrat e partisë në Adana u goditën me eksploziv dhe vetë atë e akuzojnë si personin që ndodhet në krye të Partisë Punëtore të Kurdistanit, organizatës së aramtosur të nacionalistëve kurdë.

Një histori jete shumë interesante

Gjatë rinisë së tij, Demirtas kujton se ka parë shumë raste të ushtrimit të dhunës së ushtarëve turq ndaj kurdëve. Ai kujton se si i vëllai u dënua  me disa vite burg për akuzën e anëtarësimit në PKK edhe pse i vetmi fakt për këtë ishte pjesëmarja e tij në një protestë dhe asgjë tjetër. Kjo e bëri Demirtas që të studionte ligje  dhe pas studimeve të punonte për një organizatë të të drejtave të njeriut në Diyarbakir, duke u përpjekur  t’u dilte për zot rasteve të torturave të kryera nga forcat e sigurimit. Sa herë që mbronte raste të tilla përfundonte në në polici. Edhe ai vetë ka kaluar 10 muaj në burg për propagandë kurde.

Historia e tij është e fuqishme, një histori plot ështirësi gjatë rrugëtimit të tij nga thellësia e Anadollit  drejt zemrës së Turqisë moderne. Por ai vetë, që është një person shumë karizmatik, nuk dëshiron që ta përdorë historinë e tij për të bërë përshtypje të mirë, apo për të marrë vota. Erdogan e cilëson si dikë që qëndron pas organizatave terroriste  si një “kukull” i liderit të PKK-së, Abdullah Oçalan, i cili ndodhet pas hekurave të burgut që nga viti 1999. Me fjalë të tjera, sipas Erdoganit, ai nuk është i denjë që të votohet nga turqit. Vetë Demirtas e di që nuk do të mjaftojë këtë herë vetëm mobilizimi i votave të kurdëve dhe shpreson që të bëjë për vete edhe disa turq dhe këtë e bën përmes pozicionimit si pro-europian.

Vendi ynë ka ndryshuar

“Që kur Ergdogan është bërë pjesë e skenës poltike të vendit Turqia ka ndryshuar”, thotë Demirtas. Sipas tij Erdogan sa vjen e po bëhet gjithnjë e më autokratik.

Megjithatë ka pasur edhe zhvillime pozitive. Që nga viti 2002  gjendja e emergjencës në lindje të vendit është hequr  dhe janë hapur shkolla dhe televizione në gjuhën kurde. Njerëzit nuk përfundojnë në burg  për faktin e  thjeshtë që këndojnë këngë kurde. Në vitin 2012, për herë të parë pas 30 vitesh  dhe 30 mijë viktimash, qeveria turke nisi bisedimet zyrtare me PKK-në. Në këmbim, PKK hoqi dorë nga kërkesa e saj për një Kurdistan autonom. Por tani  po zhvillohet fushata elektorale  dhe Erdogan po e përdor çështjen kurde  për të frikësuar turqit.

Dhe pse në pozicionin e presidentit duhet që të jetë i paanshëm, Erdogan që prej disa javësh po bën fushatë për AKP-në. Demirtas e di që situata është e vështirë dhe nëse HDP nuk nuk do të arrijë “tavanin” e 10%  nuk do të përfaqësohet në parlament. Kjo do t’i jepte AKP-së një shumicë të sigurtë. Për këtë arsye Demirtas nuk rresht së përsërituri se ata që duan më pak pushtet për Erdoganin duhet që të votojnë për HDP-në. Për këtë kërkon votën e të pakënaqurve nga AKP-ja  si të turqve të rinj, të grave dhe punëtorëve.

Disa dyshime

“Erdogan nuk është i interesuar te demokracia. Ai e do Turqinë për sunitët dhe kërkon vetëm të pasurohet dhe të grumbullojë sa më shumë pushtet”, thotë Demirtas. Dhe sipas tij, ajo çka ai propozon është një stil i ri politike, me parime të laicizmit dhe barazi të të gjitha feve në Turqi. Në këtë vedn që është shumë i ndarë mes të majtës dhe të djathtës, liberalëve dhe fetarëve, këto fjalë janë pak të çuditshme. Demirtas shpreson që ai të mund të bindë sa më shumë liberalë turq, në përpjekjen e tij. Por ka nga ata në të majtën e kahut politik që druhen se mos HDP mund të hyjë në koalicion me AKP, në këmbim të një autonomie të kufizuar për kurdët. Nëse HDP do t’ia dalë që të futet në parlament  në Ankara, Demirtas thotë se partia e tij do të luftojë për të kufizuar pushtetin e Erdoganit. Nëse nuk do të ketë sukses, atëhere Erdogan, pa dyshim që do të shndërrohet në një person shumë të fuqishëm politikisht. E gjitha kjo pritet për t’u parë.

Marrë nga www.spiegel.de, përgatiti: Dori Daka

Të ngjashmeLajme

Grushtuesi i Berishës, shkencërisht idiot
Kronikë

Grushtuesi i Berishës, shkencërisht idiot

28/05/2023
Kurti ia qartëson BE-së “çështjen e veriut”
Politikë

Kurti ia qartëson BE-së “çështjen e veriut”

28/05/2023
Tjetër zbulim arkeologjik befasues në Egjipt
Kulturë

Tjetër zbulim arkeologjik befasues në Egjipt

28/05/2023
Lajme të tjera
Real Madrid e zyrtarizon: Benitez deri më 2018

Real Madrid e zyrtarizon: Benitez deri më 2018

“Perla” nga mediat serbe: UÇK ka dashur të vrasë Edi Ramën!

"Perla” nga mediat serbe: UÇK ka dashur të vrasë Edi Ramën!

“Prapë, na erdhi Baca Isë” – kjo do jetë motoja e rivarrimit

"Prapë, na erdhi Baca Isë" - kjo do jetë motoja e rivarrimit

TË FUNDIT

Grushtuesi i Berishës, shkencërisht idiot

Grushtuesi i Berishës, shkencërisht idiot

40 minuta Më parë
Kurti ia qartëson BE-së “çështjen e veriut”

Kurti ia qartëson BE-së “çështjen e veriut”

2 orë Më parë
Tjetër zbulim arkeologjik befasues në Egjipt

Tjetër zbulim arkeologjik befasues në Egjipt

6 orë Më parë
Pragsezoni: vendi ballkanik pa det, joshje nga Shqipëria

Pragsezoni: vendi ballkanik pa det, joshje nga Shqipëria

7 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Lazarati “pajtohet” me Ramën: ia hap dyert….

Lazarati “pajtohet” me Ramën: ia hap dyert….

28/05/2023
Greqi: Mitsotakis në kulmin e tij, e majta do një Tsipras të ri

Greqi: Mitsotakis në kulmin e tij, e majta do një Tsipras të ri

28/05/2023
Wadi Qana: një parajsë palestineze mes ferrit izraelit

Wadi Qana: një parajsë palestineze mes ferrit izraelit

28/05/2023
Veriu pas “stuhie: ç’ndodh një ditë më pas?

Veriu pas “stuhie: ç’ndodh një ditë më pas?

27/05/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Gerti Gjyzeli: Mbi Ramën dje dhe Ramën sot

Nga Dr. Arben Ramkaj: Kur SHBA shqetësohet për padrejtësitë ndaj feve në Shqipëri

Nga Gjen. Fayez al Duveyri: Revolucioni i Erdoganit

Nga Dr. Arben Ramkaj: Një shekull miqësi Shqipëri-Turqi dhe çështja KMSH

Nga Justinian Topulli: Shqiptaria myslimane

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist