Lideri i Katalonjas, Carles Puigdemont, do të duhet që të hënën të dalë me një qëndrim, nëse ka shpallur apo jo pavarësinë e rajonit nga Spanja.
E përditshmja “El Pais”, e cila ka një vijë editoriale kundër shkëputjes së Katalonjas, ka shkruar se po synohet që të përdoret “receta e Kosovës”, që rajoni të shpallet i pavarur nga Spanja.
“Qëllimi i kësaj strategjie është për të rrëmbyer një ndërmjetësim ndërkombëtar për përgatitjen e një proçedure sikundër rasti i Kosovës. Por kjo shkëputje është e njëanshme dhe shkel të drejtat e njeriut”, shkruan “El Pais”.
Madje gazeta shkon aq larg sa e cilëson pavarësinë e Kosovës si të njëanshme.
“Propaganda mbron pavarësinë e Katalonjas duke e krahasuar me Kosovën, e cila erdhi pas dhjetë viteve të konflikteve të armatosura, që solli edhe ndërhyrjen e NATO-s”, shkruan gazeta madrilene.
Që nga referendumi për shkëputje në Katalonja, ka pasur zëra që e kanë krahasuar këtë rast me Kosovën.
Por Bashkimi Evropian i ka mohuar këto deklarime, duke shtuar se Serbia nuk ishte pjesë e BE-së. /tesheshi.com/