Egjipti është kualifikuar në Botërorin “Rusia 2018” për herë të parë që nga viti 1990, pasi mposhti Kongon.
Ylli i Egjiptit Mohamed Salah shënoi golin e parë në minutën 62 të ndeshjes, përpara se Kongo të barazojë në minutën e 82-të.
Salah e siguroi kualifikimin në Botëror me golin e dytë nga një goditje dënimi në minutën e fundit të lojës.
Trajneri i Kongos, Brazzaville Sebastien Migne, vlerësoi ekipin kombëtar egjiptian para ballafaqimit të dy ekipeve në raundin e pestë të kualifikimeve në Botërorin 2018.
“Unë mendoj se Egjipti do të arrijë në Botëror, por ne do të bëjmë çmos për të fituar këtë ndeshje”, tha Migne për ON Sport TV. “Kjo është një sfidë e madhe për ne dhe ne e dimë se stadiumi do të jetë i mbushur me tifozë egjiptianë”. /tesheshi.com/