Duke ndjerë rrezikun Martin Shulc për zgjedhjet e afërta, krerët kryesorë të konservatorëve gjermanë kanë lanë mënjanë përçarjet e tyre disamujore për të mbështetur përfundimisht kancelaren Merkel për mandatin e saj të katërt.
Kristiandemokratët e Merkelit (CDU) dhe aleatët e Bashkimit Kristiansocial vendosën në një takim të përbashkët në Mynih që të mbështesin plotësisht kancelaren, edhe për faktin e rritjes së shpejtë të përkrahjes ndaj socialdemokratëve (SPD) nga ana e qytetarëve, pas nominimit prej tyre të Martin Shulc, ish-presidentit të Parlamentit Evropian.
Ky i fundit njihet më shumë në ambienin europian sesa në atë gjerman, megjithatë emri i tij ka patur jo pak ndikim në opinionin publik vendas. /tesheshi.com/