Edi Rama ka deklaruar sot në mbledhjen e shtabit të emergjencave se autostrada Tiranë-Durrës nuk u bllokua nga palmat, madje ka fajtorë për këtë.
Nuk kanë munguar edhe sot zërat e cinizmit duke ia vënë fajin palmave. Është gënjeshtër politike se u hap Bovilla apo Liqeni i Kasharit dhe krijoi atë, ajo përmbytje ka disa shkaqe të tjera, do i shkojmë deri në fund përgjegjësive deri në penale, pasi aty është ndërhyrë drejtpërdrejt në rrjetin e shkarkimeve duke ndërtuar pa leje apo improvizuar. Ndjesë të gjithë qytetarëve që u gjendën në atë pritë të paligjshmërisë që cenuan jetë njerëzit, nuk do të falim asnjë përgjegjës”.
Edhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj kërkoi që të bëhet një analizë dhe hetim për rastin e bllokimit të autostradës. “Shqetësim ka qenë bllokimi i autostradës Durrës-Tiranës, por dëshiroj të ngre një problem që meriton vëmendjen post menaxhim të gjendjes. Në shumë akse ka ndërhyrje të paligjshme dhe ka ndërtime pa leje, ndërhyrje në shtratet e lumenjve dhe kanalizimet. Në autostradë u rrezikun jetë njerëzish. Mendoj që pas kësaj situate ministria, policia, emergjencat, IKMT duhet të bëjnë një vëzhgim për përgjegjësitë administrative dhe penale. Këta subjekte duhet të mbajnë përgjegjësinë për këtë që ndodhi”.
Gjiknuri theksoi se po analizohet se çfarë ka shkuar keq, por në përgjegjësi gjendja, sipas tij është brenda kontrollit.
“Fierza është mbyllur për të ruajtur nivelin dhe po rritet falë Zotit për të lehtësuar barrën financiare. Komani dhe Vau i Dejës po vijojnë normalisht. Portet dhe aeroporti janë funksion, përveç portit të Sarandës. 150 mjete dhe 600 personel të angazhuar në rrugë dhe falë ndërhyrjes në autostradë u evadua një pjesë e ujit. Situata është në kontroll. ARRSH është në gatishmëri”.
Ministrja e Shëndetësisë theksoi se spitalet janë në gatishmëri për të përballuar çdo rast emergjence. 2500 punonjës të sistemit shëndetësor janë punë sipas ministres duke marrë masat për ngritjen e ekipeve në cdo qark.
“Sot janë kryer dy misione shpëtimi në Krujë dhe Zall Bastar. Në Fier janë hapur gjendja 24 orëshe të kujdesit për të ardhur sa më shumë në ndihmë qytetarëve. Janë kryer 149 misione shpëtimi në 24 orë”, tha Manastirliu. /tesheshi.com/