Moti i rënduar nga reshjet e dendura, ka kapluar Maqedoninë sot dhe dje duke shkaktuar kaos në komunikacion dhe bllokuar disa nga rrugët kryesore në Shkup.
Për pasojë, lumi Vardar ka dalë nga shtrati në disa vende dhe mbetet një kërcënim.
Por nga Komuna e Shkupit shprhen se ekziston gadishmëria për t’u përballur me çdo situatë dhe nuk ka vend për panik.
Tashmë po përgatiten rreth 10 mijë thasë me rërë, që sa më shpejt do të fillohet të vendosen në pikat kritike, sepse gjatë natës priten të reshura edhe më intensive. /tesheshi.com/