Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres të hënën shprehu shqetësimin e tij rreth efekteve potencialisht destabilizuese të një referendumi të mbajtur nga qeveria e rajonit të Kurdistanit mbi pavarësinë nga Iraku.
Guterres përsëri u bëri thirrje Bagdadit dhe autoriteteve të KRG për të zgjidhur dallimet përmes dialogut dhe kompromisit.
Shefi i OKB-së gjithashtu u tha autoriteteve të KRG-së që të sigurojnë që puna e misionit të OKB-së në Irak “do të lejohet të vazhdojë pa u penguar”.
Më shumë se 5.3 milion njerëz u regjistruan për të votuar në referendumin, i cili është kundërshtuar nga Turqia, Iraku dhe Irani dhe Shtetet e Bashkuara.
Këshilli i Sigurimit të OKB-së paralajmëroi gjithashtu javën e kaluar se referendumi mund të destabilizojë rajonin.
Guterres tha se ishte “i shqetësuar për efektet potencialisht destabilizuese të referendumit të sotëm në rajonin e Kurdistanit të Irakut”, në një deklaratë nga zëdhënësi i tij.
Shefi i OKB-së ka shtuar se ai “respekton sovranitetin, integritetin territorial dhe unitetin e Irakut” dhe konsideron se të gjitha dallimet duhet të zgjidhen nëpërmjet “dialogut të strukturuar dhe kompromisit konstruktiv”. /tesheshi.com/