Kandidatja për kreun e PD-së, njëherësh rivalja e kryetarit aktual Lulzim Basha, pra Edit Harxhi, ka bërë deklarimin e bujshëm se dhe Bashës i është refuzuar viza nga SHBA. “Po, po, është e vërtetë. E kam informacion të sigurtë. Ju e keni parë dhe vetë. Nuk ju ka ardhur habi që ai nuk po shkon më në Uashington, nuk e keni pyetur veten?
Sepse i është refuzuar viza. madje habitem pse s’ka ndodhur e kundërta, pse s’e kanë shpallur non-grata. Nuk do të çuditesha nëse kjo gje do të ndodhte”, ka thënë Harxhi, një politikani jo shumë protagoniste në zhvillime të caktuara, por dhe pa lajthitje ligjërimore.
Ndërkohë, për Berishën, faktin se atij i ishte refuzuar viza nga SHBA, apo se më tej akoma ishte klasifikuar dhe si “non grata”, u la e nënkuptuar nga Rama gjatë një debati parlamentar pak para se opozita të digjte mandatet. /tesheshi.com/