Urimi i përcjellë nga kreu demokrat Basha për Kurban Bajram, ka qenë dhe më allasoj se ai i Ramës. Basha, veç fjalëve klasike të një urimi gjithashtu klasik, ka ofruar foton e një e dashi të destinuarpër kurban, një akt që i parapriu dikur hyrjes së tij triumfatore në Bashkinë e Tiranës në vitin 2011, duke ia rrëmbyer atë Ramës me një rezultat të trukuar në tavolinë.
E po me këtë simbolikë, zgjedhur dhe për pamje kopertine, Rama do shkruante muaj më pas manifestin e tij politik të titulluar “Kurban”, që do i paraprinte triumfit të tij të 23 qershorit 2013, me ardhjen në pushtet.
“Të dashur vëllezër dhe motra besimtarë myslimanë, ju uroj nga zemra Gëzuar Festën e Sakrificës, këtë kremtim të shenjtë të fuqisë së besimit tek Krijuesi. Zoti ju faltë mirësi, mbarësi dhe shëndet ju dhe familjeve tuaja dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë e shqiptarët kudo ku janë!”, shkruan Basha, shoqëruar pra me foton e një dashi për kurban. /tesheshi.com/
Top of Form