Ka përfunduar si çdo herë në afro dhjetrë vjet edhe protesta më e fundit e PD-së, pa ndonjë gjë të re, veç flakëvënies. Por kësaj here nuk ishte Kryeministria, ku zjarri iu vendos vetëm ndonjë peme aty afër si dhe një stacioni urbani; zjarri iu vendos godinës së PS-së. kështu, në rreth tre orë, opozita nxorri dufin e saj politik, në atë që dijë të bëjë më mirë, të protestojë plot duf, pa qenë e aftë të trondisë sado pak qeverisjen e Ramës, e cila do syonojë pas gjashtë muajsh edhe mandatin e katërt.
Nga selia e PD-së pretendohet se protesta qe masive, se vrau frikën(cilën frikë?!) se qeverisja u trondit nga ajo, por me gjasë është thjesht një film i stërparë me të njëjtën nisje dhe të njëjtin përfundim.
Megjithatë, nga PD u tha se ky është vetëm fillimi i një mosbindjeje civile. /tesheshi.com/