Ajo që po shihni në foto ishte një godinë e vogël në një cep të fshatit Dhërmi në Jug të Shqipërisë. Mbrëmë inspektorati i bashkisë Himarë e shembi se do të ndërtojë në themelet e saj një kishë të re.
Por për 24 orë Shqipëria është vënë në zjarr mediatik dhe tension të nivelit të lartë, duke sjellë panoramën e një lufte të egër mes Kishës Katolike Romane dhe asaj Ortodokse të Lindjes.
Gjithçka lindi pas një deklarate të Këshilltarit të Kryeministrit, Artan Shkreli dhe një shkrimi të profesorit të Shqipes në Universitetin e Palermos, Matteo Mandala, që solli një reagim ekstrem dhe në një linjë të Kishës Ortodokse Shqiptare, por edhe të qeverisë së Greqisë.
Dhe padyshim të Partisë Demokratike dhe Kryeministrit Edi Rama. Shqipëria, që pret të marrë lajme pozitive nga samiti i Berlinit dhe ndërkohë që zbulohet një avion tjetër që niset me drogë, po përjeton një atmosferë tensioni të rritur vetëm e vetëm për disa artefakte që kanë lidhje më shumë me monumentet e kulturës, e ndoshta me arkeologjinë, por jo me marrëdhëniet ndërfetare.
Greqia shkoi shumë larg në deklaratën e saj duke e akuzuar Shqipërisë se po kryente veprime të njëjta me ISIS në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, ndërkohë Rama i është përgjigjur se këto janë ndërhyrje në punët e brendshme të vendit. Po si është e vërteta, çfarë po ndodh? Kryeministri i Shqipërisë, i pagëzuar katolik e me origjinë ortodokse po përplaset me Athinën, e cila e cilëson të sajin çdo ortodoks shqiptar dhe për këtë harton deklarata dhe mban fjalime.
Ndërkohë nga eksponentë të Vatikanit por kërkohet të rikthehet trashëgimia e vjetër në Jug të vendit, e cila pas vitit 1990 u fut në influencën totale greke. Dhe mësohet se kjo nuk do të ndodhë jo vetëm në Dhërmi por në të gjithë fshatrat e bregut ku ka pasur kisha katolike ata do të ndërtohen të gjitha.
Një konflikt i vjetër që me rënien e Perandorisë Romake që po konkretizohet për të ruajtur influencën. Një zhurmë që mund të zgjidhet pa asnjë potere. Pork jo është bërë zakon tek ne. Imagjinoni gjithë këto vite kur çfarë nuk është thënë në Shqipëri për objektet e kultit të besimtarëve myslimanë, të cilët kurrë nuk e futën vendin në përplasje ndërshtetërore.
Dy komunitetet e krishtera: ai ortodok dhe ai katolik morën lejet dhe ndërtuan dy katedrale të mëdha në Tiranë, me koncepte makromasash dhe formash, ndërkohë që komuniteti më i madh në vend ende nuk e ka një faltore që të zerë besimtarët në lutjen e tyre. E mbani mend çfarë zhurme u bë në inagurimin e punimeve për Xhaminë e Madhe të Namzgjasë?!
/tesheshi.com/