Aktores Olivia Newton-John i është rikthyer kanceri për herë të tretë që nga viti 1992. Por ajo nuk dëshiron të mendojë se sa jetë i ka mbetur.
Këngëtarja dhe aktorja 70-vjeçare u rrëfye me plot sinqeritet në një emision televiziv, se si po e përjetonte kancerin në fazën e re.
“Kur ju njoftoheni për një diagnozë të frikshmesi kanceri, menjëherë mendoni vdekjen. Por unë nuk dua t’ja di për këtë. Eshtë psikologjikisht më mirë për mua që mos i dëgjoj fare mjekët kur më thonë se dhe sa kohë jetë më ka mbetur. Kjo është arsyeja pse unë nuk dua t’ja di”, tha Newton-John.
Ylli i preferuar i Hollivudit u diagnostikua për herë të parë me kancer të gjirit në 1992. Pastaj përsëri në 2013. Por ajo vendosi ta mbajë betejën me veten. Tani që kanceri është rikthyer, Olivia thotë se po merr vaj kanabisi për kurim. /tesheshi.com/