Ekipi Pro Piacenza u përjashtua nga Seria C pasi të dielën në ndeshjen ndaj Cuneos në fushën e kësaj të fundit, shkoi vetëm shtatë lojtarë dhe e humbi ndeshjen me rezultatin ekstrem 0 – 20.
Të gjithë shtatë lojtarët ishin adoleshentë që për kapiten kishin një 18-vjeçar, Nicola Cirigliano, i cili kishte edhe rolin e trajnerit.
Para kësaj sfide, Piacenza humbi dhe tre takime në “tavolinën” me rezultat zyrtar 0 – 3.
Klubi, i cili mban fundin e renditjes tabelare të Seria C po përballet me probleme të rënda financiare, për shkak të të cilave nuk ka paguar lojtarët dhe stafin.
Ndaj, Lega Pro, organi që drejton Serie C, vendosi të përjashtojë nga liga Pro Piacenca-n, pasi disa nga lojtarët të cilët u paraqitën të dielën në fushë nuk ishin të regjistruar. Ndeshja kundër Cuneo-s do të regjistrohet me rezultatin zyrtar 3:0, dhe krahas kësaj, Pro Piacenza do të duhet të paguajë një gjobë me 20.000 euro.
Në shpjegimin e vendimit, kritikohet sjellja e klubit, e cila është cilësuar si e papranueshme, pasi ndeshja kundër Cuneo-s është një “farsë” e cila godet reputacionin e futbollit italian. /tesheshi.com/
https://youtu.be/GhQVoTZEmpQ