SHBA vuri veton e radhës ndaj një rezolute për Izraelin në Këshillin e Sigurimit në OKB, një traditë e saj për të mos iu prekur shteti hebre në asnjë rast, edhe kur kryen krime genocidale, siç 24 orë më parë me bombardimin e një spitali në Gaza me pasojë mbi 500 viktima.
Rezoluta, e iniciuar nga Brazili, dënonte sulmet ndaj civilëve, por SHBA, me anë të ambasadores Linda Thomas-Greenfield, tha se teksti nuk respekton të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur.
“Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera që kjo rezolutë nuk përmend të drejtat e Izraelit për vetëmbrojtje”, tha ajo.
Dymbëdhjetë nga 15 anëtarët e Këshillit votuan në favor të rezolutës, ndërsa Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar abstenuan.
Shqipëria zgjodhi të votojë pro rezolutës, ndoshta nga efekti Erdogan. /tesheshi.com/