World Central Kitchen, një organizatë joqeveritare, ka vendosur të bashkëpunojë me punonjësit e qeverisë federale në Shtetet e Bashkuara duke ndarë ushqim falas.
Përkatësisht, anëtarët dhe aktivistët e kësaj organizate joqeveritare, së bashku me nëpunës të prekur nga bllokada e pjesshme e qeverisë federale, shpërndanë ushqim dhe produkte të ndryshme ushqimore.
Shpërndarja e ushqimit u organizua në një ndërtesë në Uashington ku u shkrua “Qendra e Shpëtimit për Punëtorët e Shpëtimit”.
Qindra nëpunës federalë qëndruan në rradhë për të marrë ushqim falas dhe shumë ushqime të tjera, duke përfshirë fruta, perime dhe ujë.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara ndodhet në bllokadën më të gjatë në histori për shkak të moszbatimit të buxhetit për vitin aktual dhe më shumë se 800,000 zyrtarë publikë janë detyruar të bëjnë punë të papaguar ose pushime të papaguara.
Për shkak të bllokadës së Qeverisë dhe Shtëpisë së Bardhë, shumë zyrtarë nuk vijnë në punë, duke përfshirë edhe ata që janë përgjegjës për ushqimin.
Bllokada e qeverisë së SHBA erdhi për shkak të kërkesës së Trump për alokimin e një fondi prej 5 miliard eurosh për ndërtimin e një muri në kufirin amerikano-meksikan, por që Kongresi i dominuar nga demokratët nuk i jep ok.
Bllokada më e gjatë e qeverisë mund të marrë kohë, pasi ende nuk ka indikacione se Trump dhe demokratët janë gati për koncesione të ndërsjellta dhe një miratim kompromisi të buxhetit. /tesheshi.com/