Kryeministri Edi Rama ka replikuar me ndjekësit e tij në rrjetet sociale në lidhje me pagat që marrin deputetët. Qytetarë të ndryshëm kanë pyetur Ramën se çfarë mendon për rrogat e deputetëve dhe a e meritojnë ato një pagë të tillë në muaj.
Në këtë drejtim kryeministri ka qenë kategorik duke u shprehur se deputetët e meritojnë të kenë rrogën që kanë.
“Në atë Kuvend, ka vërtetë edhe njerëz, që kanë shumë, po ka plot të tjerë, gra e burra që vetëm rrogën kanë e që e meritojne plotësisht atë, për punën që bëjnë sigurisht.
Deputetët nuk punojnë thjesht kur i shikoni ju në tv në sallën e Parlamentit, kanë plot angazhime të tjera në Parlament e me njerëzit!”, shkruan Rama në rrjetet sociale. /tesheshi.com/