Kanë qenë shumta kuiz-et në të cilat jeni vënë në provë për të testuar shikimin tuaj.
Gjatë tërë vitit kemi parë ilustrime të ndryshme, brenda të cilave është një enigmë që nevojitet të shikohet me vëmendje për ta zbuluar.
Meqenëse festat e fundvitit janë afruar, është publikuar një vizatim në të cilin janë të vendosur dhjetëra babagjysh të Vitit të Ri.
Në mesin e kapelave të kuqe dhe mjekrave të bardha, ndodhet edhe një dele e vogël, e cila nuk dallon aspak nga mjekrat e gjata.
Testoni sytë nëse mund ta dalloni, nëse nuk po mund ta vëreni se ku ndodhet, në fotografinë e postuar më poshtë, e keni të rrethuar me rreth të kuq./tesheshi.com/