Dubai ka prezantuar testin e parë me një taksi elektrike fluturuese pa shofer me të cilën Emiratet e Bashkuara Arabe duan të bëhen pionierë në transportin futuristik. Bëhet fjalë për një dron që punon në parimin e Uberit.
Në udhëtimin e parë testues pa pasagjerë, është përdorur një prototip i një taksie fluturuese i cili u zhvillua nga kompania gjermane Volocopter. Taksia fluturuese duket si një kabinë helikopteri me dy ulëse, e cila mund të fluturojë për 30 minuta me një shpejtësi prej 100 kilometra në orë.
Për shkak të qëllimit të funksionimit pa telekomandë dhe me kohëzgjatje maksimale, fluturimi prej 30 minutash, në rast të ndonjë problemi eventual, bashkë me këtë taksi fluturues vijnë edhe bateritë rezervë, rotorët dhe disa parashuta.
“Ne po tregojmë fakte, jo vizione”, tha Alexander Zosel, bashkë-themelues i Volocopter.
Dubai planifikon të integrojë këtë mjet të ri transporti në rrjetin e metrove, autobusëve dhe tramvajit.
“Inkurajimi me risitë dhe adoptimin e teknologjive të fundit kontribuon jo vetëm në zhvillimin e vendit, por edhe për të ndërtuar ura në të ardhmen”, ka thënë Sheikh Hamdan.
Pasagjerët do të jenë në gjendje të ndjekin trafikun taksi nëpërmjet një aplikacioni telefonik. /tesheshi.com/