Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Dritan Demiraj, një kandidaturë e mundshme për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit

by te Sheshi
28/07/2017
in Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Droga e Kavajës fut Dritan Demirajn në ekipin e Rilindjes

Në tre intervistat e fundit televizive, Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, ka dhënë një mesazh të rëndësishëm ku ka shprehur vullnetin e tij politik për t’i shërbyer institucioneve të vendit.

Si tek Fevziu, ashtu edhe në intervistat dhënë gazetarëve Sokol Balla dhe Anila Hoxha, Demiraj ka dhënë profilin e një zyrtari më shumë profesional sesa politik, ndërsa kolegët e tij teknikë kanë qenë të angazhuar edhe në debate politike.

Pikërisht kjo gjuhë e përdorur, por edhe zërat që qarkullojnë prej muajsh, kanë rritur gjasat e një angazhimi të zotit Demiraj në institucionet mbipartiake që pritet të formohen në kuadër të reformës në drejtësi dhe ndryshimeve kushtetuese.

Duke qenë ushtarak i lartë, mund të ekzistojë edhe mundësia apo hipoteza e emërimit të ministrit të Brendshëm në strukturat e larta të Forcave të Armatosura ku ka punuar, por këtë herë në një piacë më të lartë, si për shembull Shef i Shtabit të Përgjithshëm.

Por që të ndodhë ky emërim, së pari zoti Demiraj duhet të marrë gradën “gjeneral”, e cila jepet nga Presidenti i Republikës.

Megjithatë, profili ushtarak i kolonel Demirajt është drejtimi operacional i Forcave Speciale dhe jo komandimi i kontigjenteve të mëdha tokësore, detare apo ajrore, siç ndodh rëndom në emërimet e krerëve të ushtrisë.

Por gjithsesi, në ushtrinë shqiptare ka edhe kapërcime pindarike.

Për shembull Komandanti i Flotës Detare është një oficer këmbësorie.

Në intervistën tek Fevziu, Ministri i Brendshëm e afroi më shumë angazhimin e tij në struktura joushtarake, por civile.

Dhe pikërisht tek këto struktura, vendi më ideal i mundshëm që mund të angazhohet kolonel Demiraj, është drejtimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, i cili do të jetë një nga institucionet më të rëndësishme të reformës në drejtësi dhe që do të kërkojë një bashkëpunim bipartizan ndërmjet mazhorancës dhe opozitës.

Dhe ka shumë gjasa që këto hipoteza që po diskutohen tani, të jenë biseduar edhe në takimin e famshëm të 18 majit ndërmjet Edi Ramaës dhe Lulzim Bashës, natyrisht me ndërhyrjen energjike të zyrtarit të lartë të DASH, Hoyt Brian Yee.

Edi Rama e ka thënë mëse njëherë që pakti me Bashën do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve dhe e përsëriti edhe në mitingun e fitores në sheshin “Skënderbej”.

Byroja Kombëtare e Hetimit, e cila do të merret me hetimin e zyrtarëve e politikanëve të korruptuar do të duhet të miratohet me 84 vota në Kuvend dhe që të ketë një punë sa më të qetë, ajo kërkon një konsensus dhe jo kontestim nga palët politike.

Tjetër element shtesë që favorizon Demirajn, është se gjatë qëndrimit në SHBA, ai ka punuar si trajnues fizik në Akademinë, ku trajnohen kadetët e FBI-së amerikane.

Vend, ku prej një viti janë trajnuar edhe një grup shqiptarësh që pritet t’i bashkangjitet edhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në krye të Ministrisë së Brendshme, Demiraj erdhi edhe si një kandidaturë e përkrahur nga amerikanët, të cilët e kanë monitoruar punën e tij në krye të dikasterit më të rëndësishëm në vend.

Punë që Demiraj e kreu pa asnjë problem, konflikt apo përlasje politike e institucionale. Ai arriti të krijojë një klimë grupi me njerëzit e Ministrisë që kishin punuar me Xhafën e Tahirin, si dhe me drejtorët e policisë.

Ndaj, një afrim i tij tek hetimi i korrupsionit do të ishte një hap i mundshëm.

Duke shtuar këtu edhe mundësinë që Lulzim Basha të drejtojë Komisionin Parlamentar për Reformën Kushtetuese, atëherë opozita vjen me një rol shumë më të fuqizuar institucional që puna të çojë në një stinë të qetë dhe bashkëqeverisjeje, megjithëse duke mos qenë në kabinet. Pra, PS ka qeveverinë dhe opozita ka në dorë reformat dhe një pjesë të drejtësisë.

/tesheshi.com/

Related Posts

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar
Ekonomi

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar

18/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?
Bota & Rajoni

Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

17/05/2025
Next Post
Shpërthimi në Velipojë: Minuta fatale që shpëtoi familjen me 6 fëmijë nga Kosova

Shpërthimi në Velipojë: Minuta fatale që shpëtoi familjen me 6 fëmijë nga Kosova

Mijëra palestinezë falin namazin e xhumasë brenda dhe jashtë xhamisë Al-Aqsa

Mijëra palestinezë falin namazin e xhumasë brenda dhe jashtë xhamisë Al-Aqsa

Njeriu i dronit në Beograd, drejt ekstradimit në Serbi, alarmohet familja: Të ndërhyjë shteti shqiptar!

Njeriu i dronit në Beograd, drejt ekstradimit në Serbi, alarmohet familja: Të ndërhyjë shteti shqiptar!

TË FUNDIT

  • Të fundit
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025
Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni