Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Detaji i anashkaluar i një videoje: nga kush informohet Radojiçiç për dronin mbi kokë

    Detaji i anashkaluar i një videoje: nga kush informohet Radojiçiç për dronin mbi kokë

    Mirësevini në muzeun “Trepça”!

    Mirësevini në muzeun “Trepça”!

    Zëri shqiptar mes serbëve: Përgjegjësia e Perëndimit në ngjarjet e fundit

    Zëri shqiptar mes serbëve: Përgjegjësia e Perëndimit në ngjarjet e fundit

    Dalin pamjet: Radojiçiçi famëkeq, në krye të terrorit serb në veri

    Dalin pamjet: Radojiçiçi famëkeq, në krye të terrorit serb në veri

    Flakët shkrumbojnë një xhami në Suedi

    Flakët shkrumbojnë një xhami në Suedi

    Bilanci i zi i zjarrfikësve të 11 shtatorit

    Bilanci i zi i zjarrfikësve të 11 shtatorit

    Kurti: Asgjë s’mund të jetë si dje!

    Kurti: Asgjë s’mund të jetë si dje!

    Beteja tjetër e Prishtinës: të bindë aleatët për terrorin serb

    Beteja tjetër e Prishtinës: të bindë aleatët për terrorin serb

    Kina, burg përjetë për akademiken ujgure

    Kina, burg përjetë për akademiken ujgure

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Detaji i anashkaluar i një videoje: nga kush informohet Radojiçiç për dronin mbi kokë

    Detaji i anashkaluar i një videoje: nga kush informohet Radojiçiç për dronin mbi kokë

    Mirësevini në muzeun “Trepça”!

    Mirësevini në muzeun “Trepça”!

    Zëri shqiptar mes serbëve: Përgjegjësia e Perëndimit në ngjarjet e fundit

    Zëri shqiptar mes serbëve: Përgjegjësia e Perëndimit në ngjarjet e fundit

    Dalin pamjet: Radojiçiçi famëkeq, në krye të terrorit serb në veri

    Dalin pamjet: Radojiçiçi famëkeq, në krye të terrorit serb në veri

    Flakët shkrumbojnë një xhami në Suedi

    Flakët shkrumbojnë një xhami në Suedi

    Bilanci i zi i zjarrfikësve të 11 shtatorit

    Bilanci i zi i zjarrfikësve të 11 shtatorit

    Kurti: Asgjë s’mund të jetë si dje!

    Kurti: Asgjë s’mund të jetë si dje!

    Beteja tjetër e Prishtinës: të bindë aleatët për terrorin serb

    Beteja tjetër e Prishtinës: të bindë aleatët për terrorin serb

    Kina, burg përjetë për akademiken ujgure

    Kina, burg përjetë për akademiken ujgure

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Te Sheshi
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

DOSSIER/ Një histori e shkurtër slloganesh e kandidatësh në 23 vjet (foto të rralla)

Nga te Sheshi
05/06/2015
në Kujtesë
Reading Time: 8 mins read
A A
DOSSIER/ Një histori e shkurtër slloganesh e kandidatësh në 23 vjet (foto të rralla)

 Nga Luljeta Progni

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”  tek “Koha për ndryshim” dhe “Ne jemi Ndryshimi”, është historia e sloganeve të PD-së në 25 vite të historisë postkomuniste.

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, është slogani i parë që u formësua ato ditë të dhjetorit 90, që ndryshuan historinë e Shqipërisë. Ky slogan u përket ‘studentëve të Dhjetorit’, të cilët me protestat e tyre rrëzuan sistemin komunist. “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” u kthye në slogan kryesor të PD-së në vitet e para të pluralizimit politik në Shqipëri.

foto kandidat 91 (1)

Në kohën kur PD-ja ishte në revansh, PS-ja quhej ende PPSH me imazh të shkatërruar nga pesha e krimeve të komunizimit.

pd__pos_91

PPSH kishte shumë pak mundësi për të spikatur me slogane e imazh në zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit 1991.

Por rezultatet e këtyre zgjedhjeve provuan se në atë kohë nuk kishte ende peshë kryesore imazhi i partisë dhe kandidatëve në fushatë elektorale.

PPSH fitoi  me një diferencë të thellë ndaj opozitës së parë antikomuniste, edhe pse mbante përgjegjësi për të shkuarën e errët komuniste në Shqipëri. Propaganda antikomuniste e PD-së nuk e dha efektin e saj në zgjedhjet e para pluraliste. Një vit më vonë u përmbys situata. PD-ja fitoi me diferencë zgjedhjet e parakohshme të 22 marsit dhe parrullat e propaganda e saj ishin përqëndruar sërish tek beteja antikomuniste ndaj PPSH-së, e cila tashmë ishte pagëzuar me emrin PSSH.

 

Historia e sloganeve në fushata elektorale në Shqipëri

Ka nisur me karrikaturat dhe parrullat e përdorura në komunizëm për të mbërritur në një situatë krejt tjetër, ku imazhi i kandidatit, liderëve dhe partive politike janë në thelb të strategjisë së fushatës elektorale.

Prej vitit 1991 kanë ndryshuar tërësisht mënyrat e organizimit të fushatave elektorale. Megjithatë, ajo që ka mbetur e pandryshuar është fakti se programet elektorale janë problemi i fundit që i intereson votuesit.

Programet ende nuk janë një motiv për elektoratin për të vëndosur për votën e tyre, për kandidatët apo partitë politike. Në Shqipëri, ende votohet bazuar në tifozëritë politike. Ajo që është gjithashtu e pandryshueshme është klima e ashpër politike që ka shoqëruar fushatat elektorale në këto 25 vite.

 

Zgjedhjet e para pluraliste: Karrikatura si element fillestar i fushatës elektorale në Shqipëri

Karikatura u pa nga Partia Demokratike, si elementi që do të mund të bënte efektin më të rëndësishëm kundër kandidatëve të PPSH-së në zgjedhjet e 31 marsit të vitit 1991. Ishin të parat zgjedhje në sistemin e ri pluralist në Shqipëri. Drejtuesit e PPSH-së, kishin qenë figura të pacënueshme dhe në këtë situatë, karikaturat ndaj tyre kishin një efekt të shpejtë dhe mjaft të rëndësishëm.

foto 91,,poster PD

Kjo për shkak se karikaturat përdoreshin më së shumti për të goditur fenomenet më negative dhe kryesisht armikun e klasës. Vendosja e anëtarëve të Byrosë Politike në shënjestër, pati një efekt të rëndësishëm në këto zgjedhje.

Në këto zgjedhje u shfaq për herë të parë edhe posteri elektoral i PD-së. Një poster me përmasa të vogla (25 x 35 cm), me dy ngjyra: blu dhe e zezë, ku shfaqej portreti i secilit kandidat, slogani dhe stema e partisë.

Ndërkohë që PD-ja shfrytëzoi kryesisht karikaturat, PS-ja u përpoq të mbante elektoratin e saj me propagandë nëpërmjet kartolinave, në të cilat ekspozoheshin drejtuesit e partisë dhe kandidatëve të saj. Në zgjedhjet e vitit 1991, kandidatët e PS-së për kryeqytetin u prezantuan bashkë në një kartolinë, e cila i shpërndahej elektoratit. Kjo u përdor si një mesazh elektoral në kryeqytet.

 

Zgjedhje Parlamentare 1996

“Me ne fitojnë të gjithë” përballë “Bashkë me ne për një demokraci të vërtetë”

 Në zgjedhjet e 26 majit të vitit 1996, ekspertë të Institutit Demokratik Amerikan, ndihmuan PD-në në përgatitjen e stafit elektoralë nëpërmjet trajnimeve të ndryshme që kishin si objekt kryesor përgatitjen e fushatave elektorale. Si rezultat, në zgjedhjet e 26 majit, PD u përfaqësua me një imazh krejt të ri nga ai i zgjedhjeve të mëparshme.

U përgatitën postera dhe fletëpalosje me një dizajn të ri dhe modern për kohën. U përgatitën revista elektorale, banderola, etj.  Slogani gjithashtu kishte mesazh përbashkimi, i ndryshëm nga mandati i parë në qeverisje, ku retorika antikomuniste kishte dominuar gjithë propagandën e PD-së. “Me ne fitojnë të gjtihë” ishte një distancim nga retorika antikomuniste dhe një thirrje për afrim të elektoratit të dyzuar.

ps 1996

Ndërsa PS u përfaqësua në këto zgjedhje me sloganin “ Bashkë me ne për një demokraci të vërtetë”.  Ishte një përpjekje për të përcjellë imazh përbashkimi brenda radhëve të PS-së, e cila po vuante pasojat e luftës brenda klaneve të kësaj partie.

Slogani u miratua në Kongresi i dytë i PS-së 23 mars 1996. Kryetari i PS-së Fatos Nano ishte në atë kohë në burg, (ishte akuzuar nga mazhoranca e djathtë në pushtet për abuzime me fondet e ndërkombëtarëve në qeverinë e stabilitetit).

Fatos Nano dërgoi përshëndetje nga burgu për kongresin. Ajo i drejtohej anëtarësisë dhe forumeve të partisë. Nano identifikonte në mesazhin e tij dy kategori në drejtimin e partisë. Ai shprehej se PS-ja po reformohet nga disa ish-komunistë me ide të reformuara dhe duket se e kishte fjalën për Servet Pëllumbin, Namik Doklen e Gramoz Ruçin, bashkë me të tjerë në nivele më të ulëta të forumeve drejtuese të partisë. Intelektualët, shprehej ai, janë pjesa tjetër me kontribut vendimtar në reformimin e partisë. “Sot PS e reformuar, nga një grup intelektualësh dhe ish-komunistësh me ide reformatore, u shndërrua në forcën politike eurosocialiste më të organizuar dhe më të votuar në Shqipëri”.

Zgjedhjet e 26 majit mbahen mend si zgjedhjet më të manipuluara në Shqipëri. Ato u pasuan me zhvillime dramatike për Shqipërinë, të cilat kulmojnë në vitin 1997. Zgjedhjet e qershorit të këtij viti u fituan nga e majta, ndërsa fushata u zhvillua nën një tension të madh politik.

 

Zgjedhje lokale 2000

“Tirana me Edi Ramën” përballë Besnik Mustafaj me “Unë e dua Tiranën” 

Në prag të zgjedhjeve lokale të vitit 2000, lufta politike Nano-Meta kishte marrë përmasa të ekzagjeruara dhe po kthehej në një rrezik për ndarjen e partisë. Më 30 qershor 2000, u mblodh kongresi i PS-së për platformën elektorale të zgjedhjeve vendore të tetorit.

edi rama 2000 (1)

Pas një beteje të ashpër në deklarata publike kundër njëri-tjetrit, Nano e Meta u shfaqën para publikut të bashkuar për të fituar zgjedhjet lokale. Edi Rama u zgjodh kandidat i PS-së për kryetar bashkie në Tiranë dhe u duk se ky moment dhe kandidati, shuan edhe problemet midis Metës e Nanos, duke lënë pas për pak kohë grindjet e tyre për pushtet.

Edi Rama zhvilloi një fushatë elektorale me elemente krejt të panjohur deri atëherë në Shqipëri. Ai përdori fort imazhin e tij në fushatën elektorale duke u shfaqur si një artist “rrebel”. Ndërsa përballë tij, kandidati i PD-së ishte Besnik Mustafaj. Ndryshe nga Rama, Mustafaj u përpoq të bëjë një fushatë të qetë, në takime të drejtpërdrejta me publikun. Ndërsa Partia Demokratike dhe Berisha zhvilluan një fushatë shumë të ashpër politike. Motoja e fushatës së Berishës ishte ‘ruspa dhe tritol për pronat e krimit’. Motoja e fushatës së Mustafajt, përmblidhje në slloganin: “Unë e dua Tiranën” ”Bëhuni pjesë e rrugës time”  apo “Të vërtetat e thjeshta”.

IMG-20150604-WA0001 IMG-20150604-WA0002 IMG-20150604-WA0007

Besnik Mustafai është i pari kandidat që shfaqet me familjen në një poster elektoral. Përballë një fushate ku imazhi I kandidatit Edi Rama ishte në qendër të vëmëndjes, Besnik Mustafaj u shfaq me familjen duke dhënë një mesazh të rëndësishëm për kohën. Me fushatën e  tij Mustafaj u përpoq të bënte diferencën me ashpërsinë e liderit të partisë, Sali Berisha.

Kjo fushatë mbahet mend edhe për një detaj të rëndësishëm:  Rama e Mustafaj zhvilluan një debat televiziv, i cili u transmetua në TV Klan. Kjo është përballja e parë dhe e fundit mes kandidatësh në kryeqytet.  Z. Mustafaj humbi garën përballë Ramës. Por kjo fushatë mbahet mend si një kthesë në strategjinë e partive politike, në përdorimin e imazhit në fushata elektorale.

 

Edi Rama me “Për një Shqipëri që ndryshon” përballë Spartak Ngjelës me  “Eja me ne”

Fushata elektorale e kandidatit të PD-së Spartak Ngjela në zgjedhjet e vitit 2003 mbahet mënd si një ndër fushatat më moderne për qytetarinë që kandidati përcolli në betejën përballë rivalit të tij në mazhorancë Edi Rama. Ngjela e humbi këtë garë ndërsa Rama u roknifirmua si kryetar i bashkisë së Tiranës. Sllogani “Eja me ne” ishte një ndër slloganet më të goditura të PD-së ndër vite. Ndërsa PS me kandidat Edi Ramën u shfaq në këto zgjedhje me slloganin “Së bashku në rrugë të mbarë”.

edi rama fushate

Të tjera zgjedhje që janë zhvilluar në Shqipëri, kanë pasur specifike angazhimet e kompanive të huaja si stretege të fushatave elektorale. Në gjedhjet e vtiti 2005 spikat Partia Demokratike me slloganin  “Koha për ndryshim” përballë PS-së me slloganin “Mbro të ardhmen”.

PS po mbyllte mandatin e dytë në qeveri me një bilanc negativ bashkuar edhe ndarjes së kësaj partie në dy pjesë. LSI u shfaq në garën për zgjedhjet parlamnetare të korrikut 2005 si një forcë e re politike e cila me slloganin  “LSI forcë e re”,  nisi rrugën e konsolidimit si partia e  tretë politike në vend pas PS e PD-së. Partia Demokratike i fitoi këto zgjedhje.

Në fushatat që janë zhvilluar në këtë hark kohor, spikat sllogani i PS-së në vitin 2009, “Bashkë për të ardhmen” përballë atij të PD-së “Shqipëria po ndryshon”, Ndërsa në zgjedhjet lokale të vitit 2011 ku Rama hyri në garë për herë të katërt me slloganin “E vetmja rrugë” dhe “Fajin e ka Saliu” përballë PD-së me slloganin  “Të parët jeni ju”.


Rama e humbi këtë garë me një diferncë prej dhjetë votash përballë Lulzim Bashës së PD-së, i mbështetur edhe nga LSI. Në zgjedhjet e vitit 2013 kryefjala është “Rilindja” përballë slloganit të PD-së, “Ne jemi ndryshimi, përpara”.

Në këto zgjedhje  lokale të 21 qershorit, PD prezantohet me slloganin “Punë dhe dinjitet” ndërsa PS me slloganin “Drejtimi i duhur”. /tesheshi.com/

 

 

Të ngjashmeLajme

Turizmi, një thirrje që sot nuk ekziston…
Kujtesë

Turizmi, një thirrje që sot nuk ekziston…

23/09/2023
Kur Noli kundërshtonte mençurisht “zbulimin shtetëror” të femrës muslimane
Kujtesë

Kur Noli kundërshtonte mençurisht “zbulimin shtetëror” të femrës muslimane

17/09/2023
Konspiracioni, deri kryefjalë e 11 shtatorit
Kujtesë

Konspiracioni, deri kryefjalë e 11 shtatorit

11/09/2023
Lajme të tjera
Nga Ali PAJAZITI: “Ulemaja e vesit” dhe kulmi i anarkisë

Nga Ali PAJAZITI: “Ulemaja e vesit” dhe kulmi i anarkisë

Hahn i telefonon Zaevit: jam keqkuptuar nga mediat, hajde në Bruksel

Hahn i telefonon Zaevit: jam keqkuptuar nga mediat, hajde në Bruksel

Përfundimet e një hulumtimi: Gjithmonë shikojeni anën pozitive të stresit

Përfundimet e një hulumtimi: Gjithmonë shikojeni anën pozitive të stresit

TË FUNDIT

Detaji i anashkaluar i një videoje: nga kush informohet Radojiçiç për dronin mbi kokë

Detaji i anashkaluar i një videoje: nga kush informohet Radojiçiç për dronin mbi kokë

3 orë Më parë
Erdhi dita: një Europian futbolli në Shqipëri

Erdhi dita: një Europian futbolli në Shqipëri

4 orë Më parë
Misteri që vazhdon të trondisë shkencëtarët

Misteri që vazhdon të trondisë shkencëtarët

4 orë Më parë
Mirësevini në muzeun “Trepça”!

Mirësevini në muzeun “Trepça”!

8 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Pas sulmit terrorist në Kosovë: pse Perëndimi është i butë ndaj Serbisë?

Pas sulmit terrorist në Kosovë: pse Perëndimi është i butë ndaj Serbisë?

26/09/2023
Rama për Serbinë: Koha ta ndajë mendjen…

Rama për Serbinë: Koha ta ndajë mendjen…

26/09/2023
Kinema: pukjani që triumfoi në Venecia

Kinema: pukjani që triumfoi në Venecia

26/09/2023
Vuajtjet e një austronauti pas një viti në hapësirë

Vuajtjet e një austronauti pas një viti në hapësirë

26/09/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Pse Vuçiç gënjen trashë dhe paturpshëm?

Nga Ilir Metaj*: Jeto!

Nga Dr. Arben Ramkaj: Censusi, besimi dhe kombi

Nga Gerti Gjyzeli: Shqipëria turistike jo e qeverisë

Nga Bujar M. Hoxha: Ringjallja braziliane e kuqezinjve

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist