Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Votimi në PE që Moska nuk do e dëshironte

    Ukraina e Moldavia me status kandidat, reagimi i parë rus

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

    “Rebeli” i BE-së, krah të zhgënjyerve me BE-në

    “Rebeli” i BE-së, krah të zhgënjyerve me BE-në

    Fundi i kërkimit për të mbijetuarit e tërmetit në Afganistan

    Fundi i kërkimit për të mbijetuarit e tërmetit në Afganistan

    Mes tensioneve me Izraelin, lëvizje kokash në Gardën iraniane

    Mes tensioneve me Izraelin, lëvizje kokash në Gardën iraniane

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Ali PAJAZITI: “Ulemaja e vesit” dhe kulmi i anarkisë

Nga te Sheshi
05/06/2015
në Opinione
Reading Time: 7 mins read
A A
Nga Ali PAJAZITI: “Ulemaja e vesit” dhe kulmi i anarkisë

Maqedonia është këtë pranverë një vend shumë i popullarizuar me skandale dhe me imazhin e sensacionalizmit, me fragmentarizmat shoqërorë, me turbulencat shumëdimensionale, duke filluar nga ato politike e deri te ato që janë më të papriturat, gjer te “bombat në sferën e religjionit”, pra, të institucionalizmit islamik. Bashkësia Fetare Islame (BFI), ky qark i ulemasë (dijetarëve të fesë), i teologëve islamë, e cila që nga pavarësia gjithherë ka qëndruar në këmbë të qelqta, assesi që ta kapë ritmin e stabilitetit dhe të gjenerojë vlera të cilat do ta shpinin atë në majën e piramidës sociale, ku edhe duhet ta ketë vendin. Personi që për momentin është reis (kryepar i BFI-së), tanimë dy dekada është alfa e omega e institucionit që synon ta organizojë jetën e muslimanëve të këtij vendi-shteti dhe që thirret në monopol të organizimit fetar.

Autoritarizmi dhe kontraversiteti i tij janë gjëra të mirënjohura për të gjithë anëtarët e BFI-së dhe besimtarët e rëndomtë, por konteksti ka qenë i atillë që, herë në saje të partive, e herë të saje të zhdërvjelltësisë, ai me një vakuum të vogël gjithherë ia ka dalë që të mbijetojë në “fronin” e religjionizmit, duke u shndërruar në një “Sulejman të Madhërishëm”, para të cilit “të gjithë bëheshin pula”. Ai ka krijuar një klikë që kohë pas kohe e ka freskuar me kuadro poltronisht të orientuara. Reisi i ka parë gjithnjë të gjitha trendet e islamizmit si oponentë të vetët, e jo si ndihmëtarë të zhvillimit të jetës fetare dhe sociale në përgjithësi. Si oponente i ka trajtuar Lidhjen e Rinisë Islame, Partinë e Aksionit Demokratik-Rruga e Drejtë, të gjitha shtëpitë botuese islame, shoqatat humanitare e kulturore islame, imamë të caktuar që nuk kanë qenë në linjën e tij, duke hyrë në koalicion joformal me partinë politike që garonte me një teolog me nam për postin e deputetit, madje duke e mbështetur përmes zërit të ca hoxhallarëve edhe një “pijanec” e leshko, që më pas u bë prefekt në vend të hoxhës së mirënjohur nga rrethi i Shkupit.

“Vozhdi fetar” ia doli t’i eliminojë dy breza dhe të krijojë një link me të përkëdhelurit e vet, të cilët për nga mosha mund të ishin fëmijët dhe nipat e tij, e që këtyre ditëve realizuan një grushtshtet, duke hyrë me forcë në ambientet e këtij institucioni fetar të degraduar sa s’bën, në këtë bashkësi fetare ku të merr tmerri nga “mungesa” e hoxhallarëve dhe prania e honxhobonxhëve, disa prej të cilëve laikë që ende s’u kap antena fetarësinë. Ku janë shejhët? Çfarë meshihati është ky, pa gardën e alimëve e me çiliminjtë puthadorë? Kjo rrymë e Reisit e kompani ka bërë që Islamët alternativë të jenë më të fortë në terren sesa ai institucional dhe tradicional.

Fraksione, sekte dhe botëkuptime të ndryshme janë shfaqur në katër anët e Maqedonisë, kurse BFI-ja qe 20 e sa vjet merret vetëm me imsakijet, takvimet, zeqatin dhe organizimin e haxhit (shpesh në shënjestër për shkak të aferave korruptive lidhur me vizat “që paguhen”, apo falen e paguhen “për shkak të shërbimeve administrative”). Këto dy rryma, e reisit dhe e myftiut të Shkupit, apo e sekretarit, që tani janë “në luftë”, e kanë shkatërruar së bashku medresenë cilësisht, duke inkuadruar aty mësimdhënës e pedagogë që mezi ia kanë dalë të kryejnë shkollën e mesme; disa nga ish-nxënësit më të dobët ia kanë dalë ta fshatarizojnë e ta bastardojnë këtë djep të teologjizmit tonë, që në vitet 1980 ishte një fakultet i vërtetë.

Ku janë yjet e medresesë nga 20 gjeneratat, pse s’i gjen ato aty? BFI-ja, bashkë me reisin dhe rebelët-revolucionaristët (apo “puçistët siç i quan vetë kamarilla e tij), që kanë qenë “mburojë e artë nga e keqja”, e kanë rrënuar intelektualisht edhe Fakultetin e Shkencave Islame, duke emëruar si profesorë njerëz pa kurrfarë sfondi akademik (ish-shefi i kabinetit dhe ca të tjerë), njerëz pa njohuri elementare për ligjërim universitar, që s’kanë hedhur një shkronjë në letër, e kanë ruralizuar bibliotekën e Isa Beut, duke e transferuar në katund, duke e shndërruar lokalin e vjetër të saj së pari në shitore fustanesh, e më pas në ëmbëltore (!?). Gjynah për qeramikën e sjellë nga Kytahja e famshme për këtë punë. Mëkatet e këtyre njerëzve, të cilët tani janë në konflikt, nuk përfundojnë aty: e kanë dëbuar në diasporë mendjen më fisnike dhe më produktive të elitizimit islam ndër ne, prof. Ismail Bardhin, një njeri me vizion, një intelektual i mirëfilltë islam, gjenerator i “shkollarizmit islam” shqiptar në Maqedoni e më gjerë.

Ky reis dhe ithtarët e tij ua ndalonin dikur njerëzve vajtjen në dasmat e personave që ai i cilësonte “problematikë”, mbyllnin xhami me polici që mos faleshin ata të taborit tjetër, e flisnin për tanket me të cilat do ta rrënonin Xhaminë e Sulltan Muratit. Ai dhe “myfti-reisi i vetëshpallur” heretizonin libra të shumtë islamë që botoheshin nga “alternativa islame”, etiketonin OJQ-të e ndryshme islame, kurse vetë s’kanë arritur të botojnë as 50 tituj; edhe ato ilmihalë dhe tekste që madhërojnë fe-patriotizmin e reisit.

Ky reis i bojkotonte apo e kishte nxirë punën sa të mos mundej të merrte pjesë as në varrimin e hoxhallarëve që dikur i kishte si frontmenë: rasti i ish-myftiut, prof. R. Nuredinit. Kjo elitë i ka shndërruar një pjesë të ambienteve të medresesë në klub të përzier në aspektin gjinor të karatesë. Kjo elitë pa fije turpi i ndante dikur hoxhallarët në ata me mjekra e pa mjekra, në ata që janë me mjekrat e ata që janë me BFI-në, dhe tani bën koalicion pikërisht me lidershipin që dikur e cilësonte si vehabist? BFI-ja edhe manifestimin e hixhretit të Profetit është mësuar ta organizojë duke kopjuar dhe sabotuar një OJF islame, të cilën e sulmon pamëshirshëm me gurë e drunj.

Kjo elitë e BFI-së nuk qëndron mirë etikisht as në aspektin ekonomik; kohë pas kohe ka qenë në shënjestër për shkak të aferave financiare. Reisi u bë temë e mediave me orën e tij Rolex në vlerë prej 35 mijë eurosh, ishte në shënjestër për shkak të jetës mondane (makinave familjare, shtëpive e banesave, qenve e armëve të gjahut), nepotizmit, lokalizmit (medresesë-fakultetit Republika e Sullares, fshatit të reisit), kurse myftiu dhe shoqëruesit e tij për shkak të kreditit me fajde, prej 650 mijë eurosh, të marrë te Sparkasse Bank. Me sa duket, hermeneutika e kamatës tanimë duhet të pësojë ndryshim, meqë myftiu është i përzier në galimatiasin e fajdexhillëkut!

Ky kredit e rrënoi si kullë kartash autoritetin e myftiut dhe të BFI-së në sytë e besimtarëve të këtushëm. Mediumet kanë regjistruar edhe anëtarësinë e kryeoponentit të reisit, sekretarit të përgjithshëm të BFI-së, në disa struktura financiare piramidale e të rrjetëzuara misterioze. Vetëm një Zot e di se si i ka punët ky lidership fetar me pronën e vakëfit. Çarshia flet se “dyqanet e vakëfit” punojnë për disa tajkunë të BFI-së. Një shumë e madhe parash jepet si “hava parasi”, si kompensim për të marrë me qira troje e lokale të ndryshme në çarshinë e Shkupit.

Pyetjet që shtrohen në lidhje me gjendjen aktuale në BFI janë këto: Pse myftiu jep si arsye të rebelizmit një të sharë të reisit, kur dihet se diskursi i “Sulltan Sulejmanit” të BFI-së shpesh duhet të shkojë me një “bip” të kontrollit  medial? Pse për reisin këta të rinj kanë qenë të mirë deri tani, pse ishin konstruktivë kur një nga një eliminonte nga skena konkurrentët dhe ata që nuk mendonin si ai, nga myftinjtë e mëparshëm, profesorët, deri te hoxhallarë të shumtë? Me çfarë ndërgjegje e bën të njohur tezën për myftiun e ardhshëm të Shkupit me bagazh akademik, kur, përjashto hapin pozitiv të këtij viti me emërimin e prof. Qani Nesimit për myfti të Tetovës, me të tëra masat i ka mbajtur larg prej BFI-së të gjithë akademikët e mundshëm? Si ia dolën të dyja palët që karakterin e hoxhës ta shndërrojnë në lypsar në sytë e xhematit, me rrogë e pa rrogë, me pension, pa pension, në mevludxhinj dhe shigjetues xhenazesh për të bërë ndonjë lek?

Hoxha që dikur ka qenë kurora e shoqërisë, është shndërruar sot në një objekt bisedash e përgojimi të ndejave të xhematit. Tregohet se dikur një njeri i prishur moralisht kishte parë një hoxhë me nam të Shkupit duke u bërë gati të kalojë mbi një përrockë shiu, dhe kishte thënë: “Ndal hoxho! Nuk guxon ajo këmbë e bekuar të shkelë mbi atë ujë shiu, ngjitu në shpinën time?” Çfarë statusi ka hoxha i sodit thua?

Një gjë është e qartë: në Maqedoni, institucioni më i lartë fetar, BFI-ja, është në komë. Atë mund ta shpëtojnë vetëm ata që nuk kanë qenë poltronë të sulorexhepizmit, e jo ata të cilët synojnë që përmes puçit të arrijnë në fron, që për besimtarin e vërtetë nënkupton më shumë përgjegjësi, e jo privilegje. Se në çfarë gjendje absurde kemi arritur e tregon më së miri fakti se myftinitë e mbështesin reisin, kurse një myftini e vetme tenton ta monopolizojë tërë BFI-në. Të gjitha vëzhgimet flasin se teologët, të cilët momentalisht janë në konflikt mes vedit, e kanë humbur shpirtin e ulemasë, se janë shndërruar në identitet të veseve, dhe, për fat të keq, kanë arritur klimaksin – apogjeun e anarkisë e të kaosit, që nuk na shpie askund. Është e qartë se kripa është amështuar, dhe shtrohet pyetja se me çka do ta kripim gjellën e jetës fetare? Faktet tregojnë se hendeku mes “alimit faktik” dhe atij të teksteve fetare islame shkon duke u hapur gjithnjë e më tepër?

Kujtojmë se boll më kemi pasur “mafiozitet fetar”; ka ardhur koha e mënyrës së vërtetë islame të jetesës, të përshtypjes së alimit konvencional. Palët e përplasjes aktuale duhet të kujtojnë pak madhorët e jetës fetare në Maqedoni, si Ataullah Kurtishin, Xhemil Efendiun, Fetah Efendiun, Mehmet Efendiun, Xhemal Efendiun, Kemal Aruçin, Rafiz Efendiun, Hafiz Aliun, Hafiz Idrizin e Allaxhës, si dhe legjendën e gjallë të hoxhallëkut, Mahmud Efendiun e Tetovës. Vetëm në këtë mënyrë teologjia në krizë do të japë material që në të ardhmen të shkruhet një sociologji funksionaliste e fesë. Në të kundërt: greminë pas gremine!  /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit
Opinione

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

21/06/2022
Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë
Opinione

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

18/06/2022
Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!
Opinione

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

29/05/2022
Lajme të tjera
Hahn i telefonon Zaevit: jam keqkuptuar nga mediat, hajde në Bruksel

Hahn i telefonon Zaevit: jam keqkuptuar nga mediat, hajde në Bruksel

Përfundimet e një hulumtimi: Gjithmonë shikojeni anën pozitive të stresit

Përfundimet e një hulumtimi: Gjithmonë shikojeni anën pozitive të stresit

Prof. Hasan Jashari: Ja kush e përfaqson turpin kombëtar te shqiptarët e Maqedonisë

Prof. Hasan Jashari: Ja kush e përfaqson turpin kombëtar te shqiptarët e Maqedonisë

TË FUNDIT

Izraelitët “befasohen” nga xhamia 1200-vjeçare

Izraelitët “befasohen” nga xhamia 1200-vjeçare

32 minuta Më parë
Lufta ekonomike me Rusinë, këshilla pikante e kësaj gruaje

Lufta ekonomike me Rusinë, këshilla pikante e kësaj gruaje

1 orë Më parë
Albini, këshillë amerikanëve: Ja ç’synon Rusia me Kosovën

Albini, këshillë amerikanëve: Ja ç’synon Rusia me Kosovën

2 orë Më parë
E përditshmja e Vatikanit, një numër kushtuar të varfërve

E përditshmja e Vatikanit, një numër kushtuar të varfërve

2 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta

Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta

25/06/2022
Rama, në zemër të Europës: Lavdi Zotit për Turqinë…!

Rama, në zemër të Europës: Lavdi Zotit për Turqinë…!

24/06/2022
Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

24/06/2022
Rama për BE-në: Si një fatkeqësi natyrore!

Rama për BE-në: Si një fatkeqësi natyrore!

24/06/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Nga Dr. Fidan Mustafa: “Ukraina”, ç’pritet në Kosovë e Bosnje

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist