Ronaldo dorëzon kurorën e më të mirit përballë argjentinasit Lionel Messi. Suksesi që ka përcjellë yllin e Barcelonës, për gjatë sezonit të shkuar i garanton atij që do rikthehet në fronin e futbollistit më të mirë në botë. Për këtë, i bindur është edhe rivali i tij i përbetuar Cristiano Ronaldo.
“Messi ka patur një sezon të shkëlqyer, të mbushur me trofe, prandaj gjasat që ai ta fitojë çmimin e futbollistit më të mirë janë shumë të mëdha. Ky lloj trofeu vendoset në bazë të këtyre statistikave, megjithëse unë kam patur sezonin personal më të mirin në karrierë, si golashënuesi më i miri në Europë e disa rekorde të tjera, por gjithçka varet nga votat e gazetarëve dhe trajnerëve”, theksoi Ronaldo.
Portugezi gjithashtu foli edhe për të ardhmen e tij duke luajtur me fjalët.
“Jam shumë i lumtur për momentin në Madrid, por gjithë e dinë se mua më pëlqen edhe Manchester United, klubi ku u rrita si futbollist, ndaj të ardhmes edhe nuk i dihet”, përfundoi Ronaldo./tesheshi.com/