Sinoptikani i njohur grek me mbiemër turk, Sakis Arnautoglu, njeriu që parashikoi gjithë atë çfarë ka ndodhur për dy ditë në territorin shqiptar, ka folur sërish mbi atë që pritet të ndodhë orët e afërta, cituar nga TCH.
Arnautoglu – ky bir shqiptari, siç i përkthehet mbiemri në turqisht, ka thënë se vrulli i reshjeve mund të ripërsëritet orët e vona të së shtunës, duke u gdhirë e diela.
“Për fat të keq u vërtetuan parashikimet për sa i përket sasisë së ujit që sollën reshjet dhe duket se do kemi një përmirësim të kohës gjatë ditës së shtunë, pasi fenomenet do të përmirësohen dhe do të kemi pra një mot më të mirë të shtunën, me rrebeshe lokale dhe më të dobëta. Ajo që duhet të kemi kujdes, është nata e së shtunës, duke u gdhirë e diela, sepse do kemi përsëri shtrëngata shiu, që do mbajnë pak, por do të jenë më të fuqishme dhe për shkak se toka është e tejngopur me ujë, nuk përjashtohet mundësia e fenomeneve që kishim në orët e kaluara”, tha Arnautoglu. /tesheshi.com/