Televizioni gjerman, Dojçe Vele i ka kushtuar një special historisë së Serbisë të dekadave të fundit me synimin për t`u shndërruar në “të madhe”, duke shkaktuar disa luftra me mijra viktima.
“Tridhjetë vjet më parë, akademikët e Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve hartuan programin nacionalist të ‘Serbisë së Madhe’. Pas luftërave që lanë më shumë se 100.000 njerëz të vdekur, ideja për ‘Serbinë e Madhe’ nuk ka vdekur ende.Serbia vazhdon të ketë krizë ekonomike dhe sociale, një vend që është kandidat për anëtarësim në BE, ka shumë të rinj, por që janë të kapur pas ideve të vjetra nacionaliste”, thuhet në speciale.
Më tej, jepet një panoramë e asaj se si u gatua kauza për një “Serbi të Madhe”.
“Para tri dekadave, Akademia Serbe e Shkencave krijoi një nacionalizëm që dhe sot vazhdon të jetë i pranishëm edhe në shtresat më të gjëra të shoqërisë. Teza kryesore e kësaj akademie është që serbët në ish-Jugosllavi, si një shtet multietnik, ishin trajtuar padrejtësisht.Në vitet që pasuan baza ideologjike për justifikim politik çoi serbët në luftëra si në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe së fundi në Kosovë gjatë viteve 1991 dhe 1999, theksohet në specialen e televizionit gjerman, që më pas kalon tek Kosova.
“Të gjithë serbët u ankuan për gjenocid fizik, politik dhe kulturor për bashkatdhetarët e tyre që ishin në Kosovë, vend ky që ka popullsinë dërrmuese shqiptare.Në rrënjët e memorandumit supozohej se 3.3 milionë serbë ose 40.3 % e numrit të përgjithshëm jetonin si pakica jashtë Serbisë, gjë që çoi në synimin për një ‘Serbi të Madhe’, për të gjithë serbët që duhet të jetonin në një shtet. Ish- presidenti serb, Sllobodan Miloshoviç për të arritur qëllimin e “Serbisë së Madhe”, i justifikonte edhe luftërat që i bëri. Pas humbjeve të shumta të ushtrisë së tij dhe formacioneve paraushtarake ai vdiq nga një atak në zemër në vitin 2006, mu në kohën që po gjykohej në Hagë për krime lufte. Por, shumë nga pasuesit e tij tani janë kthyer në funksionet e larta shtetërore: kryeministër është Aleksandër Vuçiç, ish-ministër i informacionit; zëdhënësi i Millosheviçit, Ivica Daçiç, ministër i Punëve të Jashtme; ish-ultranacionalisti Vojisllav Sheshel, i cili u lirua nga Tribunali I Hagës, tashmë është lideri i opozitës”.
Specialja e Dojçe Veles konkludon në fund se pasuesit e Millosheviçit nuk mësuan asgjë nga e kaluara dhe se nuk janë penduar për asgjë. /tesheshi.com/