Një prej emrave më eminentë të Lëvizjes BESA në Maqedoni, Zeqirija Ibrahimit, i kanë ndjekur një billoboard në Shkup; shenjë kjo që tregon se fushata elektorale që sapo ka nisur aty do jetë e nxehtë. Sidomos nga fakti se BESA si risi politike ka arritur që të prish tradicionalitetin e dualitetit politik të shqiptarëve BDI-PDSH, duke u bërë forca e parë rivalizuese dhe “kërcënuese” e partisë së Ali Ahmetit në pushtet.
Por më interesant në këtë rast është gjuha e zgjedhur e Ibrahimit – i njohur ndryshe dhe si Zeka i BESËS – për t’iu kundërpërgjigjur zjarrvënësve.
Ai, me anë të një statusi në FB ka kërkuar nga opinioni i zemëruar vetërpërmbajtje; që të mos i fyejë në emër të dinjitetit kombëtar e familjar; por që reagimin ndaj tyre ta kenë vetëm me votë.
Statusi:
“Megjithëse kjo është gjuha e kundërshtarëve tanë, i lus aktivistët tanë që ta përmbajnë veten dhe mos të përgjigjet askush nga ne në këtë mënyrë. Ne nuk guxojmë të ngremë dorë e ta djegim askënd. Edhe përkundër kësaj, ne duhet t’i respektojmë kundërshtarët tanë si shqiptarë dhe si njerëz që gëzojnë reputacion në familjet e tyre. Pa marrë parasysh se si veprojnë ata, përgjigjja jonë ndaj atyre është më 11 dhjetor”
Zeqirija Ibrahimi vjen nga fusha e letrave, është studiues dhe publicist i njohur; dhe gëzon goxha reputacion në rrethet akademike të Maqedonisë. /tesheshi.com/