Qyteti i Durrësit është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë e ndodhur Romanat të këtij qyteti.
Tre trinjakë, të moshës 3 vjeç kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit të rënë në shtëpinë e tyre.
Trinjakët që humbën jetën pasditen e sotme në Durrës, si pasojë e flakëve që përfshinë shtëpinë e tyre, ishin lënë vetëm në banesë.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, ndërsa ka të dhënat e para mësohet se ajo ishte aksidentale.
Burimet pohojnë se trinjakët të moshës 3 vjeç ishin lënë vetëm në shtëpi, pasi nëna e tyre kishte lëvizur për disa punë.
Po kështu edhe babai nuk ndodhej në shtëpi.
Burimet shprehen se fëmijët ishin duke luajtur me shkrepëse, çka duket se ka provokuar edhe zjarrin.
Gjithsesi do të jetë grupi hetimor që do të përcaktojë shkakun e zjarrit. /tesheshi.com/